English

Nëna e zbulon nga interneti që vajza e saj ishte e sëmurë

Londër, 9 shkurt, NOA - Mjekët i kishin thënë se vajza e saj ishte duke u përpjekur për të tërhequr vëmendjen e prindërve pas lindjes së fëmijës së dytë. "Ajo kërkon më shumë vëmendje, ndodh shpesh kur vjen një motër e vogël", i kanë thënë mjekët, duke iu referuar vajzës tjetër të sapolindur.

Carly Hornbuckle, nëna e një vajzës 5-vjeçare që ankohej se kishte shpesh dhimbje koke në Markfield, Britaninë e Madhe, megjithatë, nuk u ka besuar mjekëve, por ka kërkuar në internet simptomat që ndikonin te vajza dhe zbuloi se vogëlushja mund të kishte një tumor në tru.

Diagnoza u vërtetua në mënyrë të plotë (ajo kishte një medulloblastoma), sëmundje e shërueshme vetëm nëse kapej në kohë, e që një vonesë prej disa javësh do të komplikonte gjendjen e fëmijës.

"E dija, që diçka nuk shkonte, kur bëhet fjalë për fëmijët e tu disa gjëra i ndien" tha Carly.

a.k/NOA

KOMENTE