English

Plani i ri, masa drastike për aksidentet rrugore

Fier, 9 shkurt, NOA - Në vendin tonë janë bërë rutinë aksidentet rrugore dhe siguria publike është një shqetësim për të gjithë njerëzit dhe kalimtarët.

Për këtë po merren masa në çdo qytet të vendit në zbatim të Planit të Masave të Drejtorisë së Përgjithshme "për forcimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale dhe rritjes së sigurisë gjatë lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve në rrugë".

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier tha sot për agjencinë NOA se në bashkëpunim me repartin e F.N.SH 752, ka hartuar një Plan-Masash me qëllim rritjen e sigurisë së Rendit në Qarkun e Fierit, gjatë lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve, parandalimin e ngjarjeve kriminale, mbajtjen në kontroll të rendit dhe sigurisë publike, disiplinimit të trafikut rrugor si dhe rritjen e sigurisë rrugore për parandalimin e aksidenteve automobilistike.

Nga ana e Sektorëve të Rendit, Sigurisë Publike, si dhe Sektorit të Policisë së Shtetit, ka filluar puna për zbatim e këtij plani duke, mbajtur nën kontroll rendin ku janë vendosur pika kontrolli në akset rrugore Fier-Lushnjë-Rrogozhinë, Fier-Mallakastër-Tepelenë dhe Fier-Vlorë.

Nga kontrollet që kanë vazhduar më intensitet janë ndaluar 1446 automjete, dhe janë vendosur 643 masa administrative nga këto janë pezulluar 35 patenta, 104 për rrip sigurimi, 286 për shpejtësi dhe parakalime të gabuara, 13 për personat që nuk kanë vendosur kaskat mbrojtëse, si dhe janë bllokuar 36 automjete.

Ndërkohë 6 prej automjeteve të bllokuara të cilat ishin me xhama të errët, i kanë kaluar komisionit hetimor për ndëshkime shtesë ndaj drejtuesve.

d.xh.NOA

KOMENTE