Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reformohet Matura Shtetërore, Tafaj: Do ndryshojë vlerësimi i provimeve
English

Reformohet Matura Shtetërore, Tafaj: Do ndryshojë vlerësimi i provimeve

Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Blerina Ahmetaj - Matura Shtetërore 2010 do të pësojë ndryshime përsa i takon mënyrës së vlerësimit të provimeve. Kështu ka deklaruar ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj gjatë fjalës së tij mbajtur në konferencën "Matura Shtetërore drejt standardeve evropiane". Tafaj deklaroi se testet do të kalojnë në një vlerësim të dyfishtë, çka nënkupton vlerësimin e tyre nga katër mësues.

"Nuk bëhet fjalë për rikorrigjim të testeve por vlerësim të tyre në mënyrën më maksimale transparente për ti ofruar nxënësve maturantë një notë të pakontestueshme dhe bazuar mbi një vlerësim korrekt e transparent", tha Tafaj.

Provimet do të kryhen brenda datës 30 qershor, ndërsa rezultati i tyre do të bëhet i mundur brenda muajit korrik.

Vetëm pas kësaj maturantët do të plotësojnë formularin A2 cka u jep atyre shanset për të bërë një vlerësim real të degëve ku dëshirojnë të studiojnë.

Një tjetër risi e maturës shtetërore 2010 do të jetë heqja e formularëve A3 dhe A4. Konsultimet për provimet do të nisin në muajin shkurt, ndërsa çdo shkollë e mesme do të organizojë ditën e këshillimit të karrierës për të orientuar maturantët në përzgjedhjen e degës për të cilën do të studiojnë gjatë katër viteve të universitetit.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE