English

Sulm ambasadës italiane në Teheran, Fratini: Gurë dhe vezë

Teheran, 9 shkurt, NOA - Ambasada italiane në Teheran është sulmuar nga dhjetëra manifestues iranianë nën brohoritjet "Vdekje Italisë" dhe "Vdekje Berluskonit". Lajmi është konfirmuar nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, sipas të cilit sulmi është realizuar nga pjesëtarë të milicisë fetare iraniane, Basixh. Fratini raportoi mbi këtë ngjarje, të cilën e cilësoi të rëndë gjatë mbledhjes së Senatit në Romë, duke shtuar se incidente të ngjashme kanë ndodhur së fundmi edhe tek ambasadat e Francës dhe Holandës në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Sipas kryediplomatit italian, protestuesit kanë hedhur gurë në ambasadë, dhe policia iraniane është detyruar të ndërhyjë për t'i penguar ata.

Duket se sulmi ka mbërritur disa ditë pasi kryeministri italian, Silvio Berluskoni ndërmori një vizitë në Izrael, fakt ky që mund të ketë "nxehur" shumë persona në Iran, të cilët mbrojnë politikat kundërshtuese ndaj këtij shteti në Lindjen e Mesme.

n.e/NOA

KOMENTE