Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Timoshenko nuk e pranon humbjen, gati akuzat për manipulim zgjedhjesh
English

Timoshenko nuk e pranon humbjen, gati akuzat për manipulim zgjedhjesh

Kiev, 9 shkurt, NOA - Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, sot pritet që të paraqitet para gazetarëve për të parën herë prej përfundimit të raundit të dytë zgjedhor për presidentin e ri të vendit.

Duket se Timoshenko ende nuk e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, megjithëse pothuajse me të gjitha votat e llogaritura, lideri opozitar Viktor Janukoviç, i cili ka qenë edhe rivali i saj kryesor, ka siguruar vota të mjaftueshme për të menduar që tani fitoren.

Mediat vendase aludojnë se Timoshenko e ka gati akuzën për të thënë se zgjedhjet nuk ishin të rregullta, por nga ana e tyre vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian që i ndoqën nga afër ato, duket se nuk mendojnë njësoj si ajo.

Kjo pasi ata i kanë vlerësuar zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Ukrainë si konform standardeve të kërkuara.

n.e/NOA

KOMENTE