English

Tiranë, 60-vjeçari abuzon seksualisht me një djalë 5-vjeçar

Tiranë, 9 Shkurt NOA - Një burrë në moshë të thyer ka abuzuar seksualisht me një djalë pesë vjeçar dhe këtë e ka bërë disa herë kurse fëmija i traumatizuar, në një moment ka arritur të hapë gojën tek i ati i cili ka bërë denoncimin dhe sot, policia komunikoi arrestimin e pedofilit të dyshuar.

Policia e Tiranës tha se shërbimet e hetimit të krimit të komisariatit Nr.1 Tiranë, realizuan kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të 60-vjeçarit Pjetër Vat Ndrevata, lindur në Tropojë e banues në Tiranë.

"Arrestimi i ti u bë mbi bazën e një kallëzimi penal të kryer nga një shtetas 38 vjeçar, i cili ka deklaruar se Ndrevata ka kryer vepra të turpshme, me fëmijën e tij 5 vjeçar, në banesën e tij', - konfirmoi policia.

Ajo shton se u kryen veprimet proçeduriale, materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Vepra të turpshme", parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

e.r/NOA

KOMENTE