English

Balak: Çelsi ka grupin më të mirë të lojtarëve në Angli

Tiranë, 10 Shkurt NOA - Mesfushori i Çelsit, Majkëll Balak beson se forca e kolektivitetit dhe rezultatet që ka arritur skuadra e tij në "Stamford Bridge" janë arsyet e suksesit në Premier Ligë.

Blutë ndodhen në krye të Premier Ligës dhe konsiderohen favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion.

Djemtë e Karlo Ançelotit triumfuan ndaj Arsenalit, në ndeshjen e kaluar dhe Balak shprehet i sigurt, se edhe ndaj Evertonit do të arrihet maksimumi i pikëve.

"Ne kemi një skuadër të mirë dhe është gjë shumë pozitive, që luaj me ekipe të tilla," - shton Balak.

"Të gjithë luajnë kundër të gjithëve, për një vend në formacion. Është një eksperiencë e mirë dhe fakt pozitiv që kemi luajtur së bashku gjatë viteve të fundit. Skuadra ka fituar besimi dhe fitorja është e rëndësishme, për ekipin tonë. Futbolli nuk është sa për të kaluar radhën, por luhet për të firuar dhe në këtë drejtim mendoj se jemi në rrugën e duhur", - shprehet Balak.

Ndërkohë, Balak thotë gjithashtu se Didier Drogba po tregon se është ndër lojtarët që po shkëlqen më shumë në këto momente.

"Ai është një lojtar me tipare individuale. Ka shumë ndryshime nga Yejni Runi ose Andri Arshavin," - shpjegon gjermani.

"Drogba është i paparashikueshëm, i fortë fizikisht. Ai është një sulmues i zoti dhe një goditës i mirë i portës. Nuk ka shumë lojtarë në qarkullim, me tiparet e tij. Në ndeshje të mëdha, si me Arsenalin ai bëhet protagonist. Kjo është një arsye e fortë, që tregon se Drogba është një lojtar i madh," - përfundon Majkëll Balak.

Çelsi pas fitores në ndeshjen direkte me Arsenalin, 20-0 kryeson me dy pikë më shumë në Premier Ligë.

Blutë e Lundrës i kanë humbur betejat e sezoneve të fundit me Mançester Junajtid, por nën drejtimin e Karlo Ançelotit shpresojnë që të rikthehen te titulli që mungon prej tre sezoneve.

r.b/NOA

KOMENTE