Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 10 Shkurt 2010

  • Fabregas është lojtar i Barçës Spanjë, 11 Shkurt NOA - Megjithëse ka akoma kohë për tu hapur sezoni i merkatos verore, ekipi i Barcelonës e ka bërë që tani goditjen e madhe dhe bëhet fjalë pikërisht për lojtarin e Arsenalit dhe të kombëtares spanjolle Cesc Fabregas ku së bashku me Iniestan dhe Xavi do të krijohet një mesfushë
  • Endacaku ndërton një banesë të akullt në qendër të Berlinit Berlin, 10 Shkurt NOA - Bëhet fjalë për një endacak rrugësh 57 vjeçar i cili në qendër të qytetit ku jeton, në Berlin të Gjermanisë ka ndërtuar një banesë të akullt në të cilën po kalon jetën e tij dhe me të ai ka korrur një sukses të vërtetë.
  • Ora më e lartë diellore e botës, në Durrës Në qytetin më të madh bregdetar të Shqipërisë do të ndërtohet ora më e lartë diellore në botë, ajo do të jetë e çeliktë dhe do të arrijë një lartësi 70 metra, duke qenë kështu objekti më i dalluar nga çdo skaj i qytetit.
  • Në kërkim të drejtësisë... Tri vjet pas protestës së Lëvizjes "Vetëvendosje", në të cilën u vranë dy persona, ndërsa u plagosën dhjetëra të tjerë, ende nuk ka përfunduar rasti gjyqësor për vrasjen e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit - dy viktimat e asaj proteste.
  • Kapelo i përgjigjet Lipit Angli, 10 Shkurt NOA - Me sa duket tashmë ka qenë rradha e Fabio Kapelos për t'u përgjigjur ndaj deklaratës së Lipit, trajnerit të përfaqësueses Italiane, i cili para disa ditësh tha se do të dëshironte një finale me Anglinë dhe duke ironizuar deklaroi se do të ishte mjaft kurioz të shikonte në
  • Ëndrra e Gruevskit për Shkupin në vitin 2014 Do ta hiqja vetëm periudhën e 2001-shit. Do kërkoja nga secili lexues i këtij shkrimi që të bëj një retrospektivë dhe nëse mund të gjej një çast të ndritshëm të historisë sonë kombëtare në Republikën e Maqedonisë, e kisha lutur publikisht le të më qortojë dhe të më thotë se nuk jam në rregull
  • Berisha feston ditëlindjet e Hoxhës, Popës dhe Demirajt Kryeministri merr pjesë në ceremoninë e ditëlindjeve të akademikëve prof. Shaban Demiraj, prof.dr. Ylli Popa dhe prof. Farudin Hoxha Tiranë, 10 Shkurt NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në mbrëmje në ceremoninë festive, me rastin e ditëlindjeve të 3 akademikëve të shquar, prof
  • Presion nga të gjitha anët, Parlamenti Evropian votoi Komisionin e ri Komisioni i ri u votua me një shumicë të madhe votash prej eurodeputetëve, por para tij gjenden sfida të mëdha Bernd Riegert Jose Barrosos, presidentit të ri dhe të vjetër të Komisionit Evropian, nuk ka pse t'ia kesh lakmi.
  • Homoseksualët shqiptarë: S'duam martesa mes nesh Ligji "Për mbrojtjen nga diskriminimi", i miratuar së fundi në Parlamentin e Shqipërisë, plotëson një kërkesë të shoqërisë civile dhe BE. Po sa i pavarur politikisht do të jetë komisioneri që do ta zbatojë atë
  • Berisha niset për në Itali, axhenda e vizitës Tiranë, 10 Shkurt - Kryeministri Sali Berisha niset nesër për një vizitë zyrtare në Itali me ftesë të Kryeministrit të Italisë, zotit Silvio Berlusconi, njoftoi sonte zëdhënësja Juela Meçani.
  • Lehtësim për Totin, rezonanca doli negative Romë, 10 Shkurt NOA - Ishte krijuar një situatë tepër e tensionuar për sa i përket gjendjes së kapitenit të Romës Françesko Toti, i cili kishte patur gjurin e tij të majtë të dëmtuar dhe kishte pësuar një fryrje në të.
  • Milan, sponsori i ri mban emrin e Emirates Milano, 10 Shkurt NOA - Emirates, kompania ajrore e Emirateve Arabe është sponsori i ri i ekipit të Milanit. Edhe pse akoma nuk është bërë zyrtarizimi i kësaj flitet se ditën e premte do të nënshkruhet një kontratë e cila do të bëjë që Emirates të jetë sponsori i ri i Milanit dhe do të
  • Shantazhi, skenar i Berishës apo alibi e opozitës? "Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE, kujtuan sot dy liderët politikë në vend, t'i japin fund krizës në tryezën e bisedimeve dhe të angazhohen për reforma në drejtim të integrimit evropian të Shqipërisë.
  • Zv/presidenti i Parlamentit Evropian Ramës: Të kryhet hetimi për zgjedhjet Tiranë, 10 shkurt, NOA - Eshtë shumë e nevojshme që të kryhet hetimi për zgjedhjet e 28 qershorit, në mënyrë që kjo t'i shërbejë së ardhmes, më shumë se asaj që ka kaluar, për të mos patur më probleme me zgjedhjet në vend.
  • Moti i keq në SHBA anulon fluturimet, mbyllen dhe shkollat Uashington, 10 shkurt, NOA - Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është goditur edhe nga stuhia e dytë e madhe e borës këtë javë, e cila ka shkaktuar mbylljen e pjesës më të madhe të zyrave federale në Uashington.
  • Mishel Obama, nismë "Le të lëvizim" kundër obezitetit Uashington, 10 shkurt, NOA - Zonja e Parë amerikane, Mishel Obama njoftoi sot publikisht nismën e re të ndërmarrë prej saj me moton "Le të lëvizim", e cila ka për qëllim të luftojë obezitetin tek fëmijët duke u mësuar atyre se si të bëjnë më shumë gjimnastikë dhe të hanë në mënyrë më të ushqyeshme
  • Berisha kryeparlamentarit malazez: Faleminderit për Kosovën Tiranë, 10 shkurt, NOA - Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, gjatë të cilit të dy personalitetet vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehën bindjen se projektet e përbashkëta infrastrukturore
  • Sejdiu: Strategjia e integrimit të Veriut, inkurajuese Prishtinë, 10 shkurt, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se strategjia që parasheh integrimin e veriut të Kosovës është inkurajuese që në këtë pjesë të vendit të vendoset rendi dhe ligji.
  • Publikohen emrat e pedagogëve të ndaluar Tiranë, 10 shkurt, NOA Update - Policia e Tiranës sapo ka publikuar emrat e 7 pedagogëve dhe sekserëve, të ndaluar në kuadrin e operacionit të koduar "Provimi i Suksesshëm 1" për mitmarrje dhe korrupsion.
  • Parlamenti Evropian miratoi raportin për Maqedoninë Bruksel, 10 shkurt, NOA - Parlamenti Evropian miratoi raportin e eurodeputetit slloven Zoran Taler, i cili i rekomandon Këshillit të Bashkimit Evropian që në takimin e muajit mars të caktojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim e Maqedonisë në BE.
  • Qeveria kompenson 100 % librat e fëmijëve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara Tiranë, 10 shkurt, NOA - Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të sotme vendimin për kompensimin e plotë të teksteve shkollore për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe atyre me aftësi të kufizuara.
  • Vendimi: Si ndryshojnë kriteret e marrjes së titujve akademikë Tiranë, 10 shkurt, NOA - Këshilli i Ministrave përmes një vendimi të posaçëm që mori sot, përcaktoi disa ndryshime në mënyrën sesi përzgjidhet dhe kualifikohet personeli akademik.
  • Qeveria: Gati projekti "Linja unazore e Shqipërisë së Jugut" Tiranë, 10 shkurt, NOA - Në mbledhjen e saj të sotme, qeveria miratoi në parim marrëveshjen mes palës shqiptare dhe Gjermanisë për bashkëpunimin financiar në kuadrin e disa projekteve në sektorin energjetik në vend.
  • Propozimi: Akademia e Shkencave do t'i raportojë një herë në vit qeverisë Tiranë, 10 shkurt, NOA -Akademia e Shkencave do të raportojë me detyrim pranë Këshillit të Ministrave dhe vetë kryeministrit për punën e saj vjetore.
  • Bashkësia Islame e Maqedonisë e Kosovës, ndihma për përmbytjet Tiranë, 10 shkurt, NOA - Organizata joqeveritare dhe institucione të ndryshme, individë dhe subjekte fizikë e juridikë, vijojnë të japin ndihma të konsiderueshme monetare dhe materiale në ndihmë të familjeve që u dëmtuan nga përmbytja që ndodhi në muajin janar në qarqet Shkodër dhe Lezhë
  • Urgjent/ Shoqërohen 7 pedagogë dhe sekserë për mitmarrje dhe korrupsion Tiranë, 10 shkurt, NOA - Disa pedagogë dhe sekserë që kishin lidhje me ta, janë shoqëruar sot nga forcat e policisë së Tiranës pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për mitmarrje dhe korrupsion ndaj studentëve.
  • Ambasadorja britanike: Qeveria të përmirësojë klimën e biznesit Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 10 shkurt, NOA - Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona Mciluhan, i sugjeron qeverisë të përmirësojë klimën e biznesit, kryesisht në sektorët problematikë.
  • Kapet i kërkuari për prostitucion, u dënua 8 vjet burg në mungesë Fier, 10 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Fierit kanë mundur të vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ekzistonte një vendim gjykate me 8 vjet burg në mungesë për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese", parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal.
  • LSI: "Jo" propozimit për caktimin e 29 nëntorit si Dita e viktimave të komunizmit Tiranë, 10 shkurt, NOA - Propozimi i fundit i disa deputetëve të Partisë Demokratike që 29 nëntori të jetë dita e nderimit të viktimave të regjimit totalitar, është i pamenduar dhe më i papërshtatshmi.
  • Braçe: Privatizimet që paralajmëron Berisha, nga mungesa e parave që ka në buxhet Tiranë, 10 janar, NOA - Kryeministri Berisha me deklaratat e tij se do të shesë pothuaj gjithçka, përveç shkollave, spitaleve, digave e ndonjë gjëje tjetër të parëndësishme, po shet gjithë pasurinë kombëtare të krijuar në këtë vend qysh prej vitit 1912, madje duke përfshirë edhe tokën.
  • Ambasadori i ri izraelit i paraqet kredencialet Metës Tiranë, 10 shkurt, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti ambasadorin e shtetit të Izraelit të akredituar në Tiranë, David Cohen me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
  • Meta takon kryeparlamentarin malazez, Ranko Krivokapiç Tiranë, 10 shkurt, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
  • Rodos, dy shqiptarë arratisen sapo gjykata vendosi dënimin e tyre Rodos, Greqi, 10 Shkurt NOA - Vetëm një ditë pasi ishin dënuar përfundimisht me 20 vjet heqje lirie për afro 30 vjedhje, dy të rinj shqiptarë u arratisën nga burgu duke fituar lirinë dhe tani policia ka shpallur kërkim kombëtar ndaj tyre.
  • Vdekje tragjike e një 5-vjeçari shqiptar në Greqi Hania, Greqi, 10 Shkurt NOA - Një djalë pesë vjeçar i cili jetonte me familjen e tij në Greqi, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga krevati duke përplasur fatalisht kokën në lojë e sipër me vëllanë.
  • Dy shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi Athinë, 10 shkurt, NOA- Janë dënuar për 30 grabitje dhe drejtësia greke i kish vendosur në një nga burgjet më të sigurta të vendit, por kjo nuk i ka penguar dy shtetas shqiptarë të provojnë arratisjen.
  • Topalli- Krivokapiç: Bashkëpunim për integrimin në BE Tiranë, 10 shkurt, NOA- Mali i Zi dhe Shqipëria do të vijojnë bashkëpunimin duke synuar integrimin rajonal në Bashkimin Europian. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe homologu i saj malazez Ranko theksuan në takimin e zhvilluar sot në Tiranë se, "Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë progres
  • PS: Krimet e së kaluarës nuk mbulojnë mëkatet e së tashmes Tiranë, 10 shkurt, NOA- Identifikimi i viktimave të gjetura në malin e Dajtit dhe organizimi i një ceremonie në kujtim të tyre është kërkuar sot nga Partia Socialiste.
  • "Made in Albania" fituesja e Çmimit AMC Prize Tiranë, 10 shkurt, NOA- Dila Gjinaj me punën e saj "Made in Albania", u shpall fituesja e çmimit për Artin Bashkëkohor 2009, ndarë nga AMC. Një realitet urban i kthyer në realitet artistik nga artistja, e cila përdor çizmet e llastikut, për të treguar simbolin e ndërtimeve të ethshme.
  • INSTAT: Varfëria në zonat malore, 114 % më e lartë Tiranë, 10 shkurt, NOA- Në Shqipëri ende një pjesë e popullsisë, kryesisht zonat malore, nuk ka kapërcyer pragun jetik. Ky fakt jepet nga të dhënat e Instat, të publikuara gjatë 2009, në anketën për matjen e nivelit të jetesës.
  • AMC Prize 2009, arti bashkëkohor për artistët e rinj Tiranë, 10 shkurt, NOA- Shanse për artistët e rinj të artit pamor. Tema urbane dhe arkitektonike për një realitet të caktuar, i përcaktuar nga studentët si një dëshmi artistike.
  • SHBA: Palët të gjejnë dialog në negociatat e Presidentit Tiranë, 10 shkurt, NOA- Dialogu i iniciuar nga Presidenti i Republikës është një shans për të dyja forcat politike për të arritur kompromis.
  • Bosch: Tryeza e Topit, hap pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit politik Tiranë, 10 shkurt, NOA- Tryeza e organizuar nga Presidenti Bamir Topi për negociata mes PS dhe PS mund të jetë një shans për daljen e vendit nga kriza.
  • PS i përgjigjet Topallit: Mandatet e deputetëve nuk preken Tiranë, 10 shkurt, NOA- Partia Socialiste ka kërkuar nga mazhoranca që të mos bëjë diversione para negociatave që janë planifikuar nga Presidenti Topi.
  • Prokuroria i kthen makinën e vjedhur Gatusos Tiranë, 10 shkurt, NOA- Makina e futbollistit italian, Gennaro Gatuso, e vjedhur dhe e trafikuar në Shqipëri më në fund i është kthyer pronarit të saj.
  • Gjukanoviç: Na ka habitur reagimi i Serbisë për njohjen e Kosovës Beograd, 10 shkurt, NOA- Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka qenë një vendim i natyrshëm i qeverisë malazeze.
  • Braçe: Shitja e pasurive publike për të mbushur arkën e shtetit Tiranë, 10 shkurt, NOA- Nisma më e fundit e qeverisë për privatizimin e aseteve shtetërore është cilësuar nga Partia Socialiste si një lëvizje për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.
  • Berisha: Task forcë për gjetjen e viktimave të komunizmit Tiranë, 10 shkurt, NOA- Zbulimi i varrit masiv në malin e Dajtit ka bërë që qeveria të marrë masa konkrete për zbulimin e rreth 4 mijë viktimave që paidentifikuara të komunizmit.
  • Vodhën cigaret e lokalit, shoqërohen në polici adoleshentët Durrës, 10 shkurt, NOA- Tre adoleshentë janë identifikuar si autorët e vjedhjes së një lokali në qytetin e Durrësit. Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se pronari i lokalit të dëmtuar ka denoncuar në organet e rendit vjedhjen e në sasie paketash të llojeve të ndryshme.
  • Afganistan, orteku i dëborës u merr jetën 157 personave Kabul, 10 shkurt, NOA - Të paktën 157 njerëz kanë vdekur nga orteqet e borës që kanë bllokuar një kalim malor në veri të Kabulit. Lajmi është bërë me dijeni nga ministria e Brendshme e Afganistanit, zëdhënësi i së cilës Zemeri Bashari tha se janë zbuluar gjithsej 157 trupa të pajetë.
  • Enciklopedia e re, nuk lejohen akademikë nga Shqipëria e Kosova Shkup, 10 shkurt, NOA - Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) nuk do të lejojë që historianët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, që janë studiues dhe akademikë të shquar të historiografisë shqiptare të jenë pjesë apo të konsultohen lidhur me hartimin e Enciklopedisë së re.
  • Berisha: Shtatorja dhe muzeu i Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj Tiranë, 10 shkurt, NOA - Shtatorja e Nënë Terezës parashikohet të ngrihet në Tiranë, pikërisht në sheshin që mban emrin e saj. Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha, sipas të cilit grupi përkatës Punës do të merret edhe me ngritjen
  • Shtyhet pas një jave seanca gjyqësore ndaj Aldo Bares Tiranë, 10 shkurt, NOA - Eshtë shtyrë për një javë më vonë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Një gjë e tillë ndodhi pasi seanca e zhvilluar sot u shty me kërkesë të avokatit të tij.
  • Topalli: Tryeza, bojkotit të PS po i vjen fundi Tiranë, 10 shkurt, NOA - Bojkotit të deputetëve socialistë ndaj Kuvendit, i cili po zgjat prej muajsh, tashmë po i vjen fundi. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një konferencë për shtyp me homologun malazez, Ranko Krivokapiç.
  • Irani dënon me vdekje një tjetër opozitar, nxehet Obama Teheran, 10 shkurt, NOA - Në Iran është dënuar me vdekje edhe një pjesëmarrës tjetër i protestave të 27 dhjetorit kundër qeverisë. Kjo gjë ndodhu vetëm pasi javën e kaluar drejtësia e këtij vendi shpalli plot 12 dënime me vdekje ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër qeverisë, nga të cilët 2
  • Policia Rrugore në Tiranë, 949 gjoba dhe 7 heqje patentash brenda një dite Tiranë, 10 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Tiranës kanë vazhduar kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitorë në shlyerjen e detyrimeve të tyre duke i ftuar të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare.
  • Giffoni: Rol lehtësues në dialogun mes komuniteteve në Kosovë Prishtinë, 10 shkurt, NOA - Ambasadori italian në Kosovë, Michael Giffoni, i emëruar si përfaqësues i Bashkimit Evropian për veriun e Kosovës, i tha BBC-së se roli i tij do të jetë në lehtësimin e dialogut ndërmjet komuniteteve me qëllim të depolitizimit dhe zgjidhjes të çështjeve të jetës së
  • Greqi, sektori shtetëror sot në grevë 24-orëshe për krizën Athinë, 10 shkurt, NOA - Punonjësit e sektorit publik në Greqi kanë paralajmëruar një grevë 1-ditore gjatë ditës së sotme. Kjo grevë organizohet fill pas asaj 2-ditore që ndërmorën doganierët grekë, për shkak të së cilës u mbyll edhe kufiri jugor në pikat doganore me Shqipërinë, si edhe asaj të
  • Avioni Tokio-SHBA, gjendet i vdekur një person i fshehur Tokio, 10 shkurt, NOA - Një njeri është gjetur i vdekur nga një punëtor mekanik gjatë kryerjes së mirëmbajtjes dhe kontrollit teknik të avionit Boeing 777-200 i kompanisë Delta Flight 59, i linjës Tokio-Nju Jork.
  • Shoferi qëllohet me armë brenda në makinë, në kërkim autori Korçë, 10 shkurt, NOA - Një person është qëlluar me armë zjarri, ndërsa drejtonte makinën e tij tip Benz, me targë KO 0868 A. Lajmi konfirmohet prej forcave të policisë së Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se autori i kësaj vepre penale është 19-vjeçari Llazar Kalemi, lindur dhe
  • Aksident i rëndë në Bathore, furgoni përplas për vdekje një 60-vjeçare Bathore, 10 shkurt, NOA - Një grua ka mbetur e vdekur në vend nga përplasja që i shkaktoi një furgon ndërsa ecte në rrugë si kalimtare. Lajmi bëhet i ditur paraprakisht nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave bëhet fjalë për një 60-vjeçare me emrin Katerina Kolëgjokaj
  • Kapet i shpalluri në kërkim, ishte dënuar me 200 ditë burg Korçë, 10 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të arrestojnë në flagrancë një person i cili ishte shpallur në kërkim prej tyre. Lajmi konfirmohet zyrtarisht prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është Kristo Karuni, 61-vjeç, lindur dhe banues në fshatin
  • Hajduti i pakujdesshëm, pas vjedhjes fshihet në një rajon policie Uyoming, 10 shkurt, NOA - Një djalosh 26-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, pasi ka bërë një vjedhje në një dyqan të vogël ushqimor në Uyoming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është larguar për t'u fshehur brenda një rajoni të policisë.
  • Janukoviç: Nuk jam vegël e Moskës, Timoshenko të pranojë humbjen Kiev, 10 shkurt, NOA - Ai nuk është një vegël e Moskës, por një personalitet i cili punën e tij ia ka kushtuar Ukrainës dhe zhvillimit e integrimit të saj të mëtejshëm.
  • Haiti, numri i viktimave arrin në 230 mijë Porto Prince, 10 shkurt, NOA - Bilanci i viktimave në Haiti deri tani ka arritur në shifrën prej 230 mijë personash. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga qeveria e Haitit e cila e ka rritur bilancin e të vdekurve nga tërmeti i 12 janarit në 230 mijë nga shifrat paraprake të cilat ishin 212
  • Lorik Cana: Përballja ndaj Francës, kënaqësi personale Mesfushori kuqezi shprehet i lumtur me shortin "Euro 2012" Tiranë, 10 Shkurt NOA - Lorik Cana është shprehur i lumtur që Shqipëria do të ndeshet me Francën në ndeshjet eliminatore të "Euro 2012".
  • KMDLNj kërkon drejtësi dhe kërkimfalje për viktimat e 10 shkurtit Prishtinë, 10 Shkurt NOA - Sot më 10 shkurt 2010 bëhen tri vite kur kontigjenti rumun i policisë së UNMIK-ut në protesta krejtësisht paqësore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje vrau dy protestues paqësorë, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si edhe plagosi rëndë dhe lehtë mbi 80-të protestues
  • Balak: Çelsi ka grupin më të mirë të lojtarëve në Angli Tiranë, 10 Shkurt NOA - Mesfushori i Çelsit, Majkëll Balak beson se forca e kolektivitetit dhe rezultatet që ka arritur skuadra e tij në "Stamford Bridge" janë arsyet e suksesit në Premier Ligë.
  • Juventus, ndryshimi do të fillojë me sulmin Torino, 10 Shkurt NOA - Edhe pse po vazhdon të kalojë një moment shumë të vështirë ku Juventus nuk po arrin të marrë dot rezultate pozitive me sa duket drejtuesit e klubit dhe vetë ekip janë në mendime për një ndryshim të mundshëm në të ardhmen e saj.
  • Thirrje për të mbytur fëmijët me të meta Një gazetar në Rusi ka nxitur polemika duke bërë thirrje që foshnjat me të meta mendore, apo kufizime tjera, të mbyten. Rasti i nxjerr në pah paragjykimet e shumta ndaj personave me aftësi të kufizuar në Rusi dhe vjen në kohën e debatit të gjerë për krizën demografike në vend
  • Abidal, jashtë për dy muaj Barcelonë, 10 Shkurt NOA - Vijnë lajme jo të mira për ekipin e Barcelonës ku lojtari i tyre, ose më saktësisht mbrojtësi i krahut Eric Abidal do të qëndrojë larg fushave të lojës për rreth dy muaj.