Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Shtatorja dhe muzeu i Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj
English

Berisha: Shtatorja dhe muzeu i Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Shtatorja e Nënë Terezës parashikohet të ngrihet në Tiranë, pikërisht në sheshin që mban emrin e saj.

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha, sipas të cilit grupi përkatës Punës do të merret edhe me ngritjen e një muzeu për të paraqitur dhe njohur qytetarët shqiptarë dhe të huaj me jetën e nënë Terezës.

"Predominon mendimi se nuk bëhet fjalë për një vepër gjigante, por një muze që të shprehë gjithë dhuntitë e saj", tha lidhur me një fakt të tillë Berisha.

Sipas tij, hapësira mes Rektoratit dhe Muzeut Arkeologjik në krye të bulevardit kryesor të Tiranës, përbën një hapësirë shumë të goditur me përmasat e sheshit për të ndërtuar muzeun e Nënë Terezës.

Kryeministri tha ndër të tjera se ky do të jetë Viti i Nënë Terezës, në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së saj, dhe sipas tij kjo ka për të qenë edhe kryengjarja e këtij viti për kombin shqiptar.

Në këtë kontekst, ai urdhëroi Komitetin përkatës, që të bashkërendojë aktivitetet edhe me ato të autoriteteve kosovare dhe maqedonase.

n.e/NOA

KOMENTE