Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi, sektori shtetëror sot në grevë 24-orëshe për krizën
English

Greqi, sektori shtetëror sot në grevë 24-orëshe për krizën

Athinë, 10 shkurt, NOA - Punonjësit e sektorit publik në Greqi kanë paralajmëruar një grevë 1-ditore gjatë ditës së sotme. Kjo grevë organizohet fill pas asaj 2-ditore që ndërmorën doganierët grekë, për shkak të së cilës u mbyll edhe kufiri jugor në pikat doganore me Shqipërinë, si edhe asaj të fermerëve, e cila gjithashtu pati ndikime direkte për vendin tonë. Gjatë grevës 24-orëshe bëhet me dijeni se do të ndërpriten fluturimet, zyrat qeveritare dhe shkollat do të mbyllen, ndërsa spitalet do të operojnë vetëm me personelin e emergjencës.

Ndërkaq, greva e sotme e sektorit publik, shihet edhe si testi i parë për përkushtimin e qeverisë greke që të shtyjë përpara planet për tejkalimin e krizës ekonomike në vend.

Kjo e fundit duket se ka tronditur gjithë Eurozonën, e cila paraqitet e shqetësuar nga efektet që sipas saj mund të kenë në ekonominë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, normat e larta të deficitit buxhetor të qeverisë greke.

n.e/NOA

KOMENTE