English

Kapelo i përgjigjet Lipit

Angli, 10 Shkurt NOA - Me sa duket tashmë ka qenë rradha e Fabio Kapelos për t'u përgjigjur ndaj deklaratës së Lipit, trajnerit të përfaqësueses Italiane, i cili para disa ditësh tha se do të dëshironte një finale me Anglinë dhe duke ironizuar deklaroi se do të ishte mjaft kurioz të shikonte në qoftë se Kapelo do të këndonte himnin Italian.

Kësaj deklarate i ka ardhur përgjigja vetëm ditën e sotme ku "Don Fabio" i është përgjigjur tepër i gatshëm dhe madje ka shprehur dhe dëshirën e tij për një finale ndërmjet Italisë dhe Anglisë ekipit të cilin po trajnon momentalisht.

Ndryshe nga Lipi ai tha - "Dëshira për këtë finale nuk mungon, por për mua, arsyet e saj ndryshojnë nga ato të Lipit", - e mbylli këtë deklaratë Kapelo duke ironizuar dhe ai me këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE