Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNj kërkon drejtësi dhe kërkimfalje për viktimat e 10 shkurtit
English

KMDLNj kërkon drejtësi dhe kërkimfalje për viktimat e 10 shkurtit

Prishtinë, 10 Shkurt NOA - Sot më 10 shkurt 2010 bëhen tri vite kur kontigjenti rumun i policisë së UNMIK-ut në protesta krejtësisht paqësore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje vrau dy protestues paqësorë, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si edhe plagosi rëndë dhe lehtë mbi 80-të protestues paqësorë.

Pas këtij ekzekutimi klasik të protestuesve paqësorë dhe përpjekjes për vrasje të lirisë së fjalës dhe të drejtës për të protestuar, policia e UNMIK-ut, me urdhër politik, pa asnjë dyshim filloi ndjekjen (gjuetinë) kundër protestuesve paqësorë dhe organizoi gjyq politik kundër Albin Kurtit pasi e mbajti me muaj të tërë, qoftë në arrest shtëpiak, qoftë në burgjet hetuese.

KMDLNj (Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut), menjëherë e pati denoncuar këtë krim botërisht por pati mbetur një zë krejtësisht i vetmuar, - thotë Behxhet Sh. Shala, Drejtor Ekzekutiv.

Ai kujton edhe se KMDLNj pati kërkuar përgjegjësi penale, politike dhe morale. Pas kësaj, afërsisht pas tetë muajve pati reaguar edhe Amnesty International, ndërkaq që shoqëria civile e Kosovës për kohë të gjatë pati ngelur në anën e krimit.

KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon përgjegjësi penale për policët rumunë të UNMIK-ut dhe ata që urdhëruan këtë krim si Stiven Kërtis, ish kreu i policisë së UNMIK-ut dhe për Stiven Shuk, ish zëvendës i kryeadministratorit të Kosovës.

"Derisa Stiven Kërtis e kalon pleqërinë diku në Anglinë demokratike, Stiven Shuk bënë fushat zgjedhore në Kosovën multietnike! Gjithashtu përgjegjësia penale duhet të përcaktohet edhe për bartësit e strukturave ekzekutive të policisë së UNMIK-ut dhe asaj të Kosovës", - thotë Shala.

Edhe pas tre vjetëve, meqë asnjëherë nuk janë distancuar nga ai krim dhe këtë nuk e bëjnë as sot duhet të përcaktohet përgjegjësia edhe për anëtarët e të ashtuquajturit Grupi i Unitetit.

"Ata i detyrohen një kërkim falje publike familjarëve të protestuesve të ekzekutuar dhe të gjithë atyre që kanë pësuar me atë rast. Pas përcaktimit të përgjegjësisë duhet të zhdëmtohen të gjitha viktimat dhe të rehabilitohen ato", - thotë Shala.

Ai vlerëson se një kërkim falje të madhe, viktimave dhe familjarëve të atyre që u vranë në këtë protestë paqësore duhet ta bëjnë një numër i madh i mediave, të shkruara dhe vizive të cilat, edhe pas ekzekutimit i dënuan të vrarët dhe u rreshtuan në anën e krimit duke u bërë kështu logjistikë e krimit.

Kurse thekson se sot, një pjesë e tyre përpiqen ta luajnë rolin e Poncie Pilatit.

KMDLNj edhe një herë denoncon botërisht përpjekjet e UNMIK-ut i cili, përmes zhdëmtimit të viktimave me mjete materiale kërkon që të kenë imunitet nga përgjegjësia penale duke insistuar nga familjarët që të heqin dorë nga ndjekja penale.

Shala thotë po ashtu se KMDLNJ kërkon nga Institucionet e Kosovës që botërisht ta dënojnë këtë krim, të insistojnë të rinisin hetimet në mënyrë që drejtësia të çohet në vend.

Kurse apelon: "KMDLNj kërkon nga Parlamenti i Kosovës që ta ketë si pikë të veçantë 10 shkurtin 2007, ditën kur në mënyrë të dhunshme u shkel e drejta elementare e njeriut, e drejta e fjalës së lirë dhe protestës paqësore. Në të kundërtën kjo do të përsëritet, mbase në formë edhe më të dhunshme".

"Në emër të së drejtës dhe shtetit ligjor këto hetime nuk mund të konsiderohen të përfunduara. Sikur edhe hetimet e tjera për krime të rënda", - përfundon deklarata e Shalës.

a.b/e.r/NOA

KOMENTE