Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takon kryeparlamentarin malazez, Ranko Krivokapiç
English

Meta takon kryeparlamentarin malazez, Ranko Krivokapiç

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, priti sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të dikasterit të Jashtëm, sipas të cilëve gjatë takimit në fjalë, të pranishmit diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, mbi bashkëpunimin në kuadër të integrimit të përbashkët evropian si dhe mbi zhvillimet në rajon.

Nga ana e tij, Meta theksoi se bashkëpunimi midis dy vendeve tona përbën një model të shkëlqyer të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke shtuar se takimet në nivele të larta politike nxisin thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Gjithashtu, Meta rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, si dhe vlerësoi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, duke shprehur kënaqësinë për arritjen e liberalizimit të vizave me zonën shengen.

Nga ana e tij, kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Krivokapiç, theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira dhe se ato shërbejnë si një model i vërtetë për vendet e tjera të rajonit.

Duke falënderuar për mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, Krivokapiç theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer eksperiencë reciproke në kuadër të integrimit evropian të të dy vendeve.

Në fund, Meta dhe Krivokapiç vlerësuan rolin konstruktiv dhe kontributin e të dy vendeve në bashkëpunimin e suksesshëm rajonal, si dhe shkëmbyen mendime për zhvillimet në rajon.

n.e/NOA

KOMENTE