Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mishel Obama, nismë Le të lëvizim kundër obezitetit
English

Mishel Obama, nismë "Le të lëvizim" kundër obezitetit

Uashington, 10 shkurt, NOA - Zonja e Parë amerikane, Mishel Obama njoftoi sot publikisht nismën e re të ndërmarrë prej saj me moton "Le të lëvizim", e cila ka për qëllim të luftojë obezitetin tek fëmijët duke u mësuar atyre se si të bëjnë më shumë gjimnastikë dhe të hanë në mënyrë më të ushqyeshme. Rreth 30 për qind e fëmijëve amerikanë janë mbi peshë, një statistikë kjo që u përmend nga Mishel gjatë fjalës së saj, duke shtuar se ushtrimet fizike janë një prej objektivave.

Realisht, një në tre fëmijë është mbi peshë, duke i bërë fëmijët amerikanë më obezët në të gjitha vendet e zhvilluara dhe në 30 vjetët e fundit, obeziteti te fëmijët në Amerikë është trefishuar.

Këto shifra duket se kanë alarmuar vetë Zonjën e Parë amerikane, e cila synon që kjo prirje të eliminohet brenda një brezi.

"Asnjëri prej nesh nuk dëshiron këtë të ardhme për fëmijët dhe për vendin tonë", mësohet të jetë shprehur ajo lidhur me një fakt të tillë.

Vetë presidenti Obama caktoi grupin e parë të punës për të luftuar obezitetin tek fëmijët, madje ai kërkon që një plan mbi këtë qëllim t'i paraqitet brenda 3 muajsh.

n.e/NOA

KOMENTE