English

Qeveria: Gati projekti "Linja unazore e Shqipërisë së Jugut"

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Në mbledhjen e saj të sotme, qeveria miratoi në parim marrëveshjen mes palës shqiptare dhe Gjermanisë për bashkëpunimin financiar në kuadrin e disa projekteve në sektorin energjetik në vend. Kryesori mësohet se është ai i "Linjës unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore", me një hua prej 11.250.000 eurosh, e cila jepet në bazë të protokolleve të viteve 2006 dhe 2007. Ky projekt ndërkaq, njeh edhe një kredi tjetër prej 37 750 000 eurosh, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.

Ndërsa projekti i dytë i miratuar është ai "Linja 400 kV Shqipëri-Kosovë", me një hua me kushte të favorshme me vlerë deri në 42 000 000 euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.

n.e/NOA

KOMENTE