Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria kompenson 100 % librat e fëmijëve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara
English

Qeveria kompenson 100 % librat e fëmijëve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të sotme vendimin për kompensimin e plotë të teksteve shkollore për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe atyre me aftësi të kufizuara.

Lidhur me një masë të tillë, kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë e miratimit të saj, e cila sipas tij ka qenë një premtim elektoral si i pozitës ashtu edhe i opozitës.

Konkretisht, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për të kompensuar në masën 100 % tekstet shkollore për të gjithë fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Duke përgëzuar ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për këtë propozim, kryeministri Berisha u shpreh se ky ka qenë një premtim elektoral konsensual si nga pozita ashtu edhe nga opozita.

"Këtë shqiptarëve ua premtoi si pozita ashtu edhe opozita dhe unë kam shumë kënaqësi ta shndërroj në realitet, sepse të mirat ndahen dhe ne një vendim të mirë po e ndajmë së bashku me opozitën, ndaj dhe përgëzoj ministrinë e Arsimit që ka sjellë këtë vendim shumë të rëndësishëm", tha lidhur me këtë vendim, kryeministri Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE