Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodhën cigaret e lokalit, shoqërohen në polici adoleshentët
English

Vodhën cigaret e lokalit, shoqërohen në polici adoleshentët

Durrës, 10 shkurt, NOA- Tre adoleshentë janë identifikuar si autorët e vjedhjes së një lokali në qytetin e Durrësit. Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur se pronari i lokalit të dëmtuar ka denoncuar në organet e rendit vjedhjen e në sasie paketash të llojeve të ndryshme.

Organet e rendit theksojnë se pas hetimeve u bë i mundur identifikimi i personave të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Tre personat e identifikuar dy 13 vjeçar me inicialet A.Gj, dhe R.R lindur në Rrogozhinë e banues në lagjen Nr. 13 Durrës.

Dhe personi i tretë me inicialet G.A, lindur në Devoll e banues në Durrës.

Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur për agjencinë NOA se materialet proceduriale për veprën penale të vjedhjes iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

xh.q/ NOA

KOMENTE