Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet 20-vjeçari, ngacmonte ish-të fejuarën
English

Arrestohet 20-vjeçari, ngacmonte ish-të fejuarën

Itali, 11 Shkurt NOA - Një shqiptar 20 vjeçar me inicialet M. A. dhe profesion operator është arrestuar nga Karabinierët e Calcinate në Itali kjo pasi kishte një periudhë kohore të gjatë që ngacmonte ish-të fejuarën e tij, ku dhe ajo ishte me origjinë shqiptare dhe pak më e madhe - me moshë 21 vjeçare.

Shqiptari kishte që në muajin gusht që ka kaluar që e ngacmonte vajzën dhe për këtë gjë ai u paralajmërua nga forcat policore që të mos bënte diçka të tillë.

Hetimi nxori se 20 vjeçari me inicialet M.A., nuk u bind dhe vazhdoi në rrugën e tij duke përsëritur të njëjtën gjë ku për këtë arsye karabinierët pasi u lajmëruan nga vajza morën masën e arrestit për shqiptarin.

r.b/NOA

KOMENTE