Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 11 Shkurt 2010

  • Vdiq kongresmeni që përbuzi Bashkimin Sovjetik Ish-anëtari i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Çarli Uilson, i njohur për përpjekjet e tij për financimin e luftëtarëve muxhahedinë afganë kundër trupave sovjetike, ka vdekur në Teksas, në moshën 76-vjeçare.
  • Obama: Rimëkëmbja ekonomike nuk ka përfunduar Uashington, 11 Shkurt - Presidenti amerikan Barak Obama paralajmëroi se rimëkëmbja ekonomike në Shtetet e Bashkuara nuk do të kompletohet, përderisa nuk punësohen më shumë qytetarë, dhe Shtetet e Bashkuara të huazojnë më pak para nga vendet tjera.
  • Iraku i kërkon Francës borxhin 651 milionë euro Bagdad, 11 Shkurt NOA - Franca i ka borxh një shumë të majme Irakut ndaj qeveria e Bagdadit i ka lëshuar një ultimatum sot qeverisë pariziene që të shlyejë urgjentisht paratë e paguara.
  • Paditet hekurudha hungareze, kërkohen 1 miliard USD Çikago, 11 Shkurt NOA - Të mbijetuarit e Holokaustit lanë vendosur që të padisin për dëmshpërblim hekurudhën hungareze. Janë 95 vetë të cilët kishin arritur të shpëtonin të gjallë nga Holokausti dhe ata, së bashku me pasardhësit e tyre sot ngritën padi kundër kompanisë shtetërore të hekurudhave
  • Shkarkohet Peshkopi i Kosovës Prishtinë, 11 Shkurt NOA - Një nga peshkopët më të njohur të Kishës Ortodokse serbe, Artemije, do të shkarkohet nga posti. Kështu njoftojnë gazetat në Beograd, të cilat u referohen të dhënave nga patriarkana.
  • Lojërat Olimpike, 30 atletë dalin përdorues droge Vankuver, 11 Shkurt NOA - Në Vankuver, 30 atletë dolën sot pozitivë për përdorim drogash ndaj ata nuk do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore në Vankuver.
  • Sa shumë nxehtë këto ditë në Brazil Është kaq nxehtë këto ditë në Brazil saqë ndërsa në shumë vende të botës po shënohen viktima nga i ftohti i acartë, këtu në Rio De Zhanejro, njerëzit po vdesin nga vapa.
  • Imazhi i Kosovës në botë (Video) Video: {youtube}25LISmGoAXI{/youtube} Në prag të dyvjetorit të pavarësisë, Kosova fton të rinjtë nga tërë bota që të bashkohen në festën e kosovarëve, e cila ka moton "Festo me Kosovën - me evropianët e rinj".
  • Tadiç: Serbët në Kosovë, më të rrezikuarit në Evropë Beograd, 11 Shkurt NOA - Presidenti i Serbisë Boris Tadiç ka vlerësuar se serbët në Kosovë janë populli më i rrezikuar në Evropë, prandaj KFOR-i duhet të vazhdojë t'i mbrojë ata, si dhe kishat dhe manastiret serbe, pavarësisht zvogëlimit të ushtarëve në Kosovë.
  • Skuadrat që futen në gjysmëfinalen e kupës gjermane Janë Shalke, Bajern, Augsburg dhe Verder Berlin, 11 Shkurt NOA/DW - Në kuadër të garave të çerekfinales së kupës së Gjermanisë në futboll, mbrëmë u shënuan këto rezultate: Bajerni i Munihut mundi në fushën e vet ekipin Grojter Fyrt me rezultatin 6:2.
  • Nga xhelozia përvëlon të dashurën Mitrovicë, 11 shkurt NOA - Një rom i moshës 20 vjeçare është në kërkim të policisë në veri të Mitrovicës për shkak të dyshimit të lëndimit të dashurës së tij, 30 vjeçe me ujë të valë.
  • Mashkulli i parë në botë shtatzanë, pret fëmijën e tretë Oregon, 11 shkurt, NOA - Thomas Beatie, i njohur në mbarë botën si "burri shtatzanë" nga Oregoni, i cili është bërë mama për të dytën herë para pak kohësh, raportohet se është duke pritur edhe fëmijën e tij të tretë.
  • Arrestohet 20-vjeçari, ngacmonte ish-të fejuarën Itali, 11 Shkurt NOA - Një shqiptar 20 vjeçar me inicialet M. A. dhe profesion operator është arrestuar nga Karabinierët e Calcinate në Itali kjo pasi kishte një periudhë kohore të gjatë që ngacmonte ish-të fejuarën e tij, ku dhe ajo ishte me origjinë shqiptare dhe pak më e madhe - me moshë 21
  • Arrestohen katër shqiptarë, korrierë droge Trento, 11 Shkurt NOA - Policia e Trentos në Itali, ka arrestuar mbrëmjen e djeshme katër shtetas shqiptarë të cilët kishin si profesion "korrierë droge".
  • Të mësojmë dhe për gabimet, jo vetëm për fitoret "Tepër gjatë padrejtësitë historike kanë qenë arsyetim për aplikimin e padrejtësive të reja. E vërteta është se në mënyrën si e interpretojmë të kaluarën, para së gjithash tregohen synimet tona"
  • Markus Bentler: Nuk jemi pjesë e strategjisë për veriun e Kosovës Prishtinë, 11 shkurt, NOA - Komandanti i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali gjerman Markus Bentler tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se KFOR-i nuk është pjesë ë strategjisë për integrimin e veriut të Kosovës.
  • Takimi mes Obamës dhe Dalai Lamës, gati pas një jave Uashington, 11 shkurt, NOA - Takimi i shumëpritur dhe që ka ngjallur një debat mjaft të madh në opinionin ndërkombëtar, mes presidentit amerikan Barak Obama dhe liderit shpirtëror të tibetianëve, Dalai Lama do të zhvillohet javën e ardhshme, konkretisht më datën 18 shkurt.
  • Prefekti Kruja: Bashkia, të kthejë sytë nga vlerat e Tiranës Tiranë, 11 shkurt, NOA - Në institucionin e Prefektit të Tiranës, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së saj kryeqytet, prefekti Keltis Kruja priti në një vizitë anëtarë të Kryesisë së Shoqatës "Tirana".
  • Në Katedralen e Shën-Palit, koncert për të përndjekurit Tiranë, 11 shkurt, NOA - Nën tingujt e Mozartit dhe të Schubertit, në Katedralen e Shën- Palit në kryeqytet, do të luhet një koncert nga Kuarteti i harqeve i Radiotelevizionit Shqiptar.
  • Berisha-Scajola: Italia, partnere për energjinë e rinovueshme Verona, 11 shkurt, NOA - Kryeministri Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali, zhvilloi një takim të veçantë me ministrin italian të Ekonomisë, Claudio Scajola, në Pallatin e Prefekturës së Veronës, në prani edhe të ministrit shqiptar të Ekonomisë, Dritan Prifti.
  • Berisha në Itali: Ambicia jonë, të jemi superfuqi energjetike Verona, 11 shkurt, NOA - Ambicja kryesore e Shqipërisë është që të kthehet në një superfuqi energjetike rajonale, që do të thotë se ajo është e vendosur të vërë në përdorim të gjitha burimet që do ta shndërrojnë atë në një eksportues të madh të energjisë.
  • Partia e Grekëve të Shqipërisë, drejt zyrtarizimit të saj Tiranë, 11 shkurt, NOA - Partia e re e Grekëve të Shqipërisë po shkon drejt zyrtarizimit të saj dhe kjo u bë e ditur në një takim të zhvilluar para disa ditësh në Sarandë, ku iu dha dora e fundit programit dhe statutit të saj.
  • Eurodeputeti italian Mario Mauro: Kutitë, përgjegjësi ka gjyqësori dhe jo qeveria Strasburg, 11 shkurt, NOA - Nuk i takon qeverisë shqiptare që të vendosë mbi hapjen apo jo të kutive të votimit, por vetëm sistemit gjyqësor, prandaj dhe kërkesat e kryesocialistit Rama mbi rezultatin zgjedhor i duhen drejtuar pikërisht atij.
  • Ministri Mediu: Të pezullohet për njëfarë kohe gërryerja e lumenjve për inerte Tiranë, 11 shkurt, NOA - Shfrytëzimi i shtretërve të lumenjve për inerte, qoftë edhe nga firmat e licencuara, duhet të pezullohet për një periudhë kohe, ndërkohë që do të ndërmerret dhe një studim i gjerë për vlerësimin e situatës reale.
  • BE përshëndet tryezën e Topit: Bllokimet të kalohen për interesat e vendit Bruksel, 11 shkurt, NOA - Bashkimi Evropian mirëpret nismën e ndërmarrë nga presidenti Topi për të zhvilluar një takim me kryeministrin Berisha dhe kreun e Partisë Socialiste Rama, në kuadrin e zgjidhjes së krizës politike në vend.
  • Kryeparlamentari malazez: Kontradiktat politike zgjidhen më mirë në parlament Tiranë, 11 shkurt, NOA - Parlamenti është institucioni më i mirë për zgjidhjen e kontradiktave politike. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni gjatë një fjale që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç.
  • Operacioni "Morina" sekuestron 20 mijë palë këpucë kontrabandë, vinin nga Bullgaria Tiranë, 11 shkurt, NOA - Rreth 20 mijë palë këpucë kontrabandë, dy persona të arrestuar, një tjetër në hetim të lirë ndërkohë si edhe dy të shpallur në kërkim është bilanci i operacionit të koduar "Morina", i organizuar nga forcat e policisë së Tiranës.
  • Kushtrimi i eshtrave dhe ndërmendja jonë letargjike Pak ditë ma pare, në malin e Dajtit, u gjet një varr i përbashkët me eshtnat e afër 19 personave, të cilët ka shumë gjasa të jenë viktima të fushatave spastruese të regjimit komunist.
  • G99: KQZ, organ i politizuar e inkompetent. Tryeza pa kutitë, si sofra pa bukë Tiranë, 11 shkurt, NOA - Lëvizja G99 ka kundërshtuar me anë të një deklarate për shtyp qëndrimin e konfirmuar prej Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për mosdhënien e aksesit të informimit mbi fletët e votimit për zonat e qarkut të Beratit dhe Tiranës.
  • Arsenal lë të lirë Gallas, Milan hidhet në sulm Angli, 11 Shkurt NOA - Me sa duket Arsenal nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me lojtarin e saj dhe kapitenin e skuadrës, William Gallas dhe për këtë arsye lojtari tashmë 32 vjeçar do të jetë i lirë në merkaton e ardhshme.
  • Juventus, objektivi mban emrin Schweinsteiger Torino, 11 Shkurt NOA - Edhe pse momentalisht është në një krizë të vërtetë, ekipi i Juventus është në mendime për të ardhmen e skuadrës dhe janë të shumtë emrat e lojtarëve të cilën mund të vijnë tek ky ekip.
  • Ndalet marshi fitues i Interit Itali, 11 Shkurt NOA - Është ndalur në barazim neshja Inter - Parma e cila ishte shtyrë për shkak të kushteve jo të përshtatshme klimaterike. Kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin 1 me 1, ku në avantazh, të parët kaluan vendasit falë golit të realizuar nga Valeri Bojinov në minutën e 10 të pjesës
  • Premier League, humbet Çelsi, brazon United Angli, 11 Shkurt NOA - Java e 26 e kampionatit Anglez të Premier League e cila është luajtur ditën e djeshme është mbyllur duke dhuruar plot surpriza për ekipet e mëdha.
  • Svoboda: Opozita në Kuvend, qeveria të bëjë transparencë për zgjedhjet Strazburg, 11 shkurt, NOA- Zëvendës presidenti i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hannes Svoboda tha se qëndrimi i institucioneve evropiane ka qenë i qartë në lidhje me situatën në Shqipëri.
  • Schultz: Tryeza e Topit duhet t'i japë fund krizës në Shqipëri Strazburg, 11 shkurt, NOA- Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Martin Schultz, ka inkurajuar tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikës Bamir Topit për gjetjen e zgjidhjes së situatës politike në vend.
  • Trafikoi për prostitucion, ekstradohet pas kallëzimit të nënës së viktimës Tiranë,11 shkurt, NOA- Gentian Liçi është martuar në vitin 2002 me vajzën me iniciale I. T dhe më pas e ka trafikuar atë në Itali për të ushtruar prostitucion.
  • Meta: Qeveria e përkushtuar për njohjen e Pavarësisë së Kosovës Tiranë,11 shkurt, NOA- Qeveria dhe diplomacia shqiptare janë të përkushtuara për avancimin e procesit të njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Kjo është garancia që dha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta gjatë takimit të sotem me zëvendësministren e Jashtme të Kosovës
  • Dobjani: Nuk i kam bërë rekomandime qeverisë për të zhdukurit gjatë diktaturës Tiranë,11 shkurt, NOA- Avokati i Popullit, Ermir Dobjani u shpreh sot se nuk i ka dërguar qeverisë, apo kryeministri Sali Berisha rekomandime për miratimin e bazës ligjore për kërkimin e të zhdukurve gjatë kohës së komunizmit.
  • PS: Ligji i ri i SHISH, kusht i ri për të hequr dorë nga bojkoti Tiranë,11 shkurt, NOA- Pas hapjes së kutive, Partia Socialiste është drejt vendosjes së një kushti tjetër për të hyrë në Parlament. Nëse qeveria nuk tërhiqet nga projektligji i ri për Shërbimin Informativ Shtetëror, deputetët e PS-së nuk do të hyjnë në Kuvend.
  • Ministri Tafaj, pezullon nga detyra pedagogët e akuzuar për mitmarrje Tiranë,11 shkurt, NOA- Dy pedagogët që u vunë në pranga nga strukturat e seksionit kundër korrupsionit në drejtorinë e Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra e tyre në Universitetin Bujqësor.
  • Malaj: Rama dhe Berisha të heqin dorë nga kushtet Tiranë,11 shkurt, NOA- Fati i negociatave të së shtunës, mes Kryeministrit Berisha dhe kryetari të PS-së Rama, do të varet nga tërheqja e njërës palë nga kërkesat.
  • Rama: Kthehemi në Kuvend nëse bëhet transparenca e zgjedhjeve Tiranë,11 shkurt, NOA- Takimet e delegacionit të Partisë Socialiste më përfaqësuesit e Parlamentit Europian nuk kanë bërë që të ndryshojnë qëndrim, në lidhje me kërkesat për ti dhënë fund bojkotit.
  • Projekt ligji për shëndetin në punë, biznesi i detyruar të sigurojë mjekun Tiranë, 11 shkurt, NOA-Ndërmarrjet publike ose private tashmë do të jenë të detyruara me ligj të sigurojnë mjekun në ambientet e punës, si një kusht për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Berisha në forumin ekonomik të Veronës: Ejani të investoni në Shqipëri Itali, 11 shkurt, NOA Update- Kryeministri, Sali Berisha përshëndet forumin ekonomik të Veronës më Itali. Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha është i ftuar nderi në këtë forum të nivelit të lartë nga qeveria italiane.
  • Nëna denoncon djalin: Më rreh dhe ofendon Durrës, 11 shkurt, NOA - E dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht duke u rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar e ofenduar. Kështu e ka përshkruar gjendjen e saj të rëndë në të cilën ndodhet një nënë nga Durrësi para forcave të policisë, ndërsa kryente kallëzimin penal kundrejt djalit të saj.
  • Maqedonasit synojnë uljen e përqindjes së shqiptarëve Tiranë, 11 shkurt, NOA - Një vit para regjistrimit të popullsisë të caktuar për në 2011 janë shfaqur edhe mundësitë e manipulimit, përmes mekanizmave në Entin Shtetëror të Statistikave (ESHS), ku shqiptarët janë jashtë loje, apo edhe nëpërmjet aplikimit të kushteve që regjistrimi i qytetarëve
  • Blinin armë e municione dhe i trafikonin drejt Greqisë, arrestohen 4 persona Tiranë, 11 shkurt, NOA - Blinin armë dhe municione me qëllim trafikimin e tyre drejt Greqisë, por janë pikasur nga forcat e policisë të cilat i kanë arrestuar më pas në kuadrin e operacionit të koduar "Tregtarët e telefonave".
  • Tryeza PD-PS e së shtunës, presidenti pret në takim ambasadorin e OSBE, Bosch Tiranë, 11 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi pritet të zhvillojë gjatë ditës së sotme një takim me ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në vendin tonë, Robert Bosch.
  • Politizimi i përhershëm i institucionit muzeal të Muzeut Historik Tiranë, 11 shkurt, NOA / Nga Milena Selimi - Ekspozita e një viti më parë, "Nderim viktimave të sistemit komunist" në Muzeun Historik Kombëtar, tregoi përveç pjesës së saj të pasqyrimit të krimeve të komunizmit dhe një realitet tjetër: Nevojën për të dokumentuar po kaq mirë dhe kaq cilësisht realitetin
  • Withers: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen sipas Kushtetutës Tiranë, 11 shkurt, NOA- Faktori ndërkombëtar në vend edhe një herë ka bërë thirrje për respektimin e ligjeve. Në takimin e organizuar mbi rolin e Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori amerikan në Tiranë John Withers tha se institucionet duhet të funksionojnë dhe të zgjedhin anëtarët e tyre sipas Kushtetutës
  • Nënshkruhet marrëveshja për kartat e transportit ndërkombëtar Tiranë, 11 shkurt, NOA - Procesi i integrimit të vendit kërkon dhe vendosjen e një baze ligjore sipas standardeve Europiane. Për këtë qëllim Ministria e Transporteve nënshkroi dje me Ministrinë e Ekologjisë, Energjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Detit të Republikës së Francës, marrëveshjen
  • Nobelisti egjiptian në shqip me "Natën e njëmijë e një netëve" Tiranë, 11 shkurt, -NOA"Unë jam bir i dy qytetërimeve që në një kohë të caktuar kanë bërë një martesë të lumtur. I pari, shtatë mijë vjeçar, është qytetërimi faraonik; i dyti, një mijë e katër qind vjeçar, është ai islamik.
  • Selin Dion rikthehet në Las Vegas Las Vegas,11 shkurt, NOA- "Këngëtarja kanadeze Selin Dion, e cila ka pesë vjet që nuk shkel në Las Vegas do të rikthehet në vitin e ardhshëm, me një seri koncertesh të reja në një kazino të qytetit, ka bërë me dije revista People.
  • Opozita e Iranit, protesta në përvjetorin e Revolucionit Islamik Teheran, 11 shkurt, NOA - Opozita iraniane ka paralajmëruar zhvillimin e protestave me rastin e 31-vjetorit të Revolucionit Islamik. Parashikohet që ato të ndërmerren në kuadrin e një aktiviteti përkujtimor të kësaj ngjarje të madhe në historinë e kombit iranian.
  • Operacioni "Vida e fundit" kap hajdutin që vidhte makina me kaçavidë e çelës Fier, 11 shkurt, NOA - Tentoi të vjedhë një automjet përmes një kaçavide dhe çelësi, ndërsa rezulton të jetë i dyshuar edhe për vjedhjen e disa të tjerëve gjatë muajve të fundit.
  • KQZ refuzon kërkesën e G99 për informim mbi kopjet e fletëve të votimit Tiranë, 11 shkurt, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e paraqitur para pak kohësh nga lëvizja G99 në funksion të zbardhjes së të vërtetës së votimeve të 28 qershorit.
  • Në Francë në vitin 2009, janë shitur mbi 2 miliardë sanduiçe Paris, 11 shkurt, NOA - Francezët duken gjithmonë e më të prirur ndaj sanduiçëve, e këtë e tregojnë shifrat e fundit të botuar nga një studim, sipas të cilit, në Francë gjatë vitit 2009 janë shitur përafërsisht dy miliardë të tillë.
  • Kriza ekonomike në Greqi, mbledh krerët e BE në Bruksel Bruksel, 11 shkurt, NOA - Diskutimi i çështjes së ndihmave për Greqinë mbi tejkalimin e krizës aktuale që ajo ka me buxhetin e saj pritet të mbledhë sot në Bruksel, presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
  • Rihapen pikat kufitare pasi mbyllet greva publike në Greqi Kakavijë, 11 shkurt, NOA - Pikat e kalimit kufitar me Greqinë në jug të vendit si ajo e Kakavijës, Tre Urat në Çarshovë si dhe pika e Sopikut, janë rihapur mëngjesin e sotëm si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet, pas përfundimit të grevës së sektorit publik në Greqi.
  • I bllokohet kontenieri, shoferi gjen vdekjen Pogradec, 11 shkurt, NOA - Një shofer ndërsa po ngarkonte granil në automjetin e tij, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi i është bllokuar kontenieri.
  • Vodhi makinerinë e një firme, bie në pranga i dyshuari Korçë, 11 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një makinerie ndërtimi, pronë e firmës "Alb Star", e cila kryen punime publike në këtë qytet, ndodhur dy muaj më parë.
  • Lojërat Olimpike Dimërore, 30 atletë dalin me doping Vankuver, 11 shkurt, NOA - Mëse 30 atletë nga gjithë bota kanë rezultuar të jenë pozitivë për përdorim drogash gjatë analizave teste që u ndërmorën ndaj tyre në orag të Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver.
  • Në Beograd fillon puna për ambasadën e re amerikane Beograd, 11 shkurt, NOA - Godina e ambasadës amerikane në kryeqytetin e Serbisë, e cila u sulmua pak kohë më parë nga protestuesit serbë në shesh, do të zëvendësohet me një të re.
  • Hapet sipari i Festivalit 10-ditor të Filmit në Gjermani Berlin, 11 shkurt, NOA - Në kryeqytetin e Gjermanisë fillon sot edicioni i radhës së Festivalit të Filmit. Mësohet se brenda tij marrin pjesë si filma të Hollivudit me buxhet të madh, ashtu edhe filma të regjisorëve të pavarur.
  • Berisha niset për në Itali, axhenda e vizitës Tiranë, 10 Shkurt - Kryeministri Sali Berisha është nisur sot për një vizitë zyrtare në Itali me ftesë të Kryeministrit të Italisë, zotit Silvio Berlusconi, njoftoi zëdhënësja Juela Meçani.
  • Obama paralajmëron sanksione për Iranin Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se bashkësia ndërkombëtare ka qëndrim të përbashkët "rreth sjelljes së keqe të Iranit", dhe se regjimi i sanksioneve ndërkombëtare mund të jetë i gatshëm për disa javë