Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në forumin ekonomik të Veronës: Ejani të investoni në Shqipëri
English

Berisha në forumin ekonomik të Veronës: Ejani të investoni në Shqipëri

Itali, 11 shkurt, NOA Update- Kryeministri, Sali Berisha përshëndet forumin ekonomik të Veronës më Itali.

Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha është i ftuar nderi në këtë forum të nivelit të lartë nga qeveria italiane. Në fjalën e tij, kryeministri bëri një pasqyrë të potencialeve të Shqipërisë në fusha të ndryshme. Ai ftoi edhe investitorët italianë si dhe ata të rajonit që të investojnë në Shqipëri duke garantuar mbështetjen e qeverisë me ligje bashkëkohore.

Në këtë forum marrin pjesë ministrat e ekonomisë dhe tregtisë nga e gjitha Europa Juglindore, si dhe mbi 600 kompani të mëdha që operojnë në këtë treg.

Kryeministri Berisha ndodhet në Itali në kuadër të një vizitë zyrtare me ftesë të Kryeministrit të Italisë, zotit Silvio Berlusconi.

Sot kreu i qeverisë ka qenë i ftuar i nderit në Forumin Ekonomik "Italy and South Eastern Investment Formu" në Verona, ku bëri një ekspoze të zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë.

Gjithashtu ai do të takohet me Ministrin e Ekonomisë të Italisë, zotin Scajola si dhe me përfaqësues të grupeve të biznesit pjesëmarrëse në këtë formum. Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, Berisha do të zhvillojë takim me Presidentin e Dhomës së deputetëve të Italisë, zotin Gianfranco Fini në pallatin Montecitorio.

Ndërkohë që kryeministri do të takohet dhe me homologun tij italian, Silvio Berlusconi në Pallatin Chigi. Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet nga dy homologët dhe Dokumenti i Partneritetit Strategjik.

Në fund të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryeministri Berisha do të pritet në takim në Campidoglio nga Kryetari i Bashkisë së Romës, zoti Gianni Alemano.

KOMENTE