Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blinin armë e municione dhe i trafikonin drejt Greqisë, arrestohen 4 persona
English

Blinin armë e municione dhe i trafikonin drejt Greqisë, arrestohen 4 persona

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Blinin armë dhe municione me qëllim trafikimin e tyre drejt Greqisë, por janë pikasur nga forcat e policisë të cilat i kanë arrestuar më pas në kuadrin e operacionit të koduar "Tregtarët e telefonave".

Bëhet fjalë për 4 persona, të cilëve gjatë arrestimit dhe kontrolleve në banesë, përveç armëve, iu janë sekuestruar edhe lëndë përzjerëse narkotike.

Lajmi i konfirmuar zyrtarisht nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA saktëson ndër të tjera edhe emrat e këtyre të ndaluarve, të cilët janë konkretisht

Kanan Xhakollari, vjeç 23; Lulëzim Qamo, vjeç 28; Astrit Zylyftari, vjeç 23 dhe Asllan Belul Plaku, vjeç 18; që të gjithë banues në Durrës.

Gjatë veprimeve hetimore atyre u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri automatike, nga të cilat 3 tip "Kallashnikov" dhe 1 tip "PMSH" si dhe 2 armë zjarri pistoletë tip "TT".

Bëhet me dijeni ndër të tjera se këta persona janë pjesë e një grupi kriminal dhe në veprimtarinë e tyre kriminale kanë bashkëpunuar dhe me 29-vjeçarin Sotir Zako, lindur në Skrapar dhe banues në Durrës, i arrestuar pak ditë më parë në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit u gjetën dhe sekuestruan 100 gram kokainë

dhe 30 kilogramë paracetamol dhe lidokainë, të cilat shërbejnë si lëndë përzierëse të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.

Pas kryerjes së gjithë veprimeve të nevojshme hetimore, materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve iu kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda për veprat penale të "Trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Mbajtjes së lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 278/ a, 25 dhe 283 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE