English

Iraku i kërkon Francës borxhin 651 milionë euro

Bagdad, 11 Shkurt NOA - Franca i ka borxh një shumë të majme Irakut ndaj qeveria e Bagdadit i ka lëshuar një ultimatum sot qeverisë pariziene që të shlyejë urgjentisht paratë e paguara.

Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabah tha se Bagdadi kërkon kthimin e 651 milionë eurove, të paguara nga qeveria e Sadam Huseinit për aeroplanët luftarakë francezë Mirazh, të cilat asnjëherë nuk u dërguan për shkak të sanksioneve.

Ali al-Dabah tha se bisedimet me kompaninë Dassault Aviation dhe ministrinë e mbrojtjes së Francës për kthimin e fondeve janë treguar pozitive. Zëdhënësi i qeverisë së Irakut shtoi se Iraku shqyrtohen edhe blerjen e mundshme të një numri të papërcaktuar të aeroplanëve Mirazh", - raporton Evropa e Lirë.

KOMENTE