Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeparlamentari malazez: Kontradiktat politike zgjidhen më mirë në parlament
English

Kryeparlamentari malazez: Kontradiktat politike zgjidhen më mirë në parlament

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Parlamenti është institucioni më i mirë për zgjidhjen e kontradiktave politike.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni gjatë një fjale që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç.

Sipas tij, parlamenti është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktet dhe është tempulli i demokracisë. Në këtë mënyrë, ai ka dalë në mbrojtje të idesë së kthimit të deputetëve socialistë sa më parë në Kuvend dhe dhënies fund të ngërçit politik i cili prej disa muajsh po ndrydh jetën politike shqiptare.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i lartë i legjislativit malazez bëri me dije se "shumë shpesh historitë e mëdha i bëjnë edhe popujt e vegjël", duke iu referuar dy vendeve tona.

Sipas tij, është fakt se Mali i Zi dhe Shqipëria paraqesin një shembull bashkëpunimi dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit e më gjerë.

"Të dyja vendet do të bashkëpunojnë më tej edhe në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai do jetë në vazhdën e ruajtjes së tipareve tona", e përfundoi fjalën e tij, Ranko Krivokapiç.

n.e/NOA

KOMENTE