Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Beograd fillon puna për ambasadën e re amerikane
English

Në Beograd fillon puna për ambasadën e re amerikane

Beograd, 11 shkurt, NOA - Godina e ambasadës amerikane në kryeqytetin e Serbisë, e cila u sulmua pak kohë më parë nga protestuesit serbë në shesh, do të zëvendësohet me një të re. Kështu kanë komunikuar mediat serbe, sipas të cilave, në Beograd kanë filluar punimet për të ndërtuar ambasadën e re amerikane që do të zëvendësojë atë të dëmtuar nga protestuesit para dy vjetësh në shenjë të kundërshtisë së tyre për ndihmën e SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës.

Sipas të dhënave që raportojnë mediat serbe, ambasada e re po ndërtohet në Dedinje, një rrethinë luksoze pranë Beogradit.

Gjatë ceremonisë për hedhjen e themeleve të saj, ka qenë e pranishme vetë ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Varlik, sipas të cilës kjo përfaqësi diplomatike ka për të treguar qartë angazhimin amerikan për Serbinë.

Sipas saj, kostoja e një vepre të tillë do të jetë mbi 100 milionë dollarë dhe parashikon punësimin e mbi 500 personave në ndërtimin e saj deri në vitin 2012, i cili është përcaktuar edhe si afati i përfundimit.

n.e/NOA

KOMENTE