Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Katedralen e Shën-Palit, koncert për të përndjekurit
English

Në Katedralen e Shën-Palit, koncert për të përndjekurit

Tiranë, 11 shkurt, NOA - Nën tingujt e Mozartit dhe të Schubertit, në Katedralen e Shën- Palit në kryeqytet, do të luhet një koncert nga Kuarteti i harqeve i Radiotelevizionit Shqiptar. Bëhet fjalë për një koncert bamirësie mbi situatën e paspërmbytjes në Shkodër. Bashkëpunimi raportohet se vjen nga katedralja e Shën-Palit, së bashku me Kuartetin e Harqeve, nën patronazhin e Monsinjor Rrok Mirditës, Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit.

Ndërsa instrumentistët raportohet se do jenë Aristidh Prosi violonçelist, Blerta Jakova violiniste, Jadvina Vani violiniste dhe Albana Kola me violë.

Tradita e koncerteve të bamirësisë në Katedralen e Shën-Palit hapet me këtë koncert duke shpresuar që të vijojë më pas edhe me përvoja të tjera.

Për koncertin janë prenotuar tashmë shumë persona dhe personalitete sidomos edhe të përfaqësive dipolmatike të pranishme në Tiranë.

Bëhet me dijeni se ai do të mbahet nesër në orën 19.00 dhe meqënëse është një koncert bamirësie bileta e hyrjes ka një çmim prej 1000 lekësh dhe të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë nëpërmjet Karitasit për zonat e përmbytura në Shkodër.

n.e/NOA

KOMENTE