English

Nëna denoncon djalin: Më rreh dhe ofendon

Durrës, 11 shkurt, NOA - E dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht duke u rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar e ofenduar.

Kështu e ka përshkruar gjendjen e saj të rëndë në të cilën ndodhet një nënë nga Durrësi para forcave të policisë, ndërsa kryente kallëzimin penal kundrejt djalit të saj.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga forcat policore të Durrësit, sipas të cilave në qendër të kësaj ngjarje dramatike ndodhet një grua 61-vjeçare me inicialet E.V, banuese në Durrës dhe e martuar me tre fëmijë.

Ajo ka ngritur e cila pretendon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht duke u rrahur dhe keqtrajtuar, në mënyrë sistematike nga djali i saj 33-vjeçar me inicialet E.V, lindur e banues në Durrës.

Materialet e mëtejshme iu kaluan prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

n.e/NOA

KOMENTE