Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni Vida e fundit kap hajdutin që vidhte makina me kaçavidë e çelës
English

Operacioni "Vida e fundit" kap hajdutin që vidhte makina me kaçavidë e çelës

Fier, 11 shkurt, NOA - Tentoi të vjedhë një automjet përmes një kaçavide dhe çelësi, ndërsa rezulton të jetë i dyshuar edhe për vjedhjen e disa të tjerëve gjatë muajve të fundit.

Për këtë arsye, forcat e policisë së Fierit bëhet me dijeni se kanë arrestuar në kuadrin e operacionit "Vida e fundit", 15-vjeçarin me inicialet E.A, banues i këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë automjetin tip Fiat Tipo, me targë FR 5610 B, në pronësi të personit me inicialet A.T.

Gjithashtu, në vijim të veprime hetimore ka rezultuar se ky person është autor i dyshuar edhe për disa vjedhjeve të tjera si ajo e motorit tip DV 100 A në pronësi të A.B, i vjedhur në fshatin Ndërmenas të Fierit; të automjetit tip Fiat punto me targë TR 2016 P, në pronësi të personit me inicialet A.C si edhe e automjetit tip Opel Vektra me targë FR 9425 C, në pronësi të personit me inicialet E.Q.

Mësohet se ky person i realizonte vjedhjet me një kaçavidë dhe një çelës, ndërsa vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Vlorës për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE