Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Premier League, humbet Çelsi, brazon United
English

Premier League, humbet Çelsi, brazon United

Angli, 11 Shkurt NOA - Java e 26 e kampionatit Anglez të Premier League e cila është luajtur ditën e djeshme është mbyllur duke dhuruar plot surpriza për ekipet e mëdha.

Çelsi e cila është dhe kryesuesja e këtij kampionati është ndalur në ndeshjen me Everton, ku lojtarët e Ançelotit kaluan të parët në avantazh falë golit të Malouda por atij iu përgjigj me një dopietë francezi tjetër, Luis Saha i cili arriti të çonte ekipin e tij në një fitore të rëndësishme duke e kthyer rezultatin në 2 me 1 në favor të Everton.

Për sa i përket rivalëve të Machester United ata u ndalën në barazimin 1 me 1 në sfidën e tyre me Aston Villa duke rikuperuar kështu vetëm një pikë kundrejt londinezëve.

Supersfida e kësaj jave ishte ajo e Arsenalit dhe Liverpulit në të cilën fitues dolën djemtë e Venger duke fituar me rezultatin 1 me 0 falë golit të Diaby. Gjithashtu fitore mjaft të rëndësishme morën dhe ekipet e West Ham dhe Wolverhamton të cilat mundën respektivisht Birmingham dhe Totenham me rezultatet 2 - 0, 1 - 0.

r.b/NOA

KOMENTE