Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Projekt ligji për shëndetin në punë, biznesi i detyruar të sigurojë mjekun
English

Projekt ligji për shëndetin në punë, biznesi i detyruar të sigurojë mjekun

Tiranë, 11 shkurt, NOA-Ndërmarrjet publike ose private tashmë do të jenë të detyruara me ligj të sigurojnë mjekun në ambientet e punës, si një kusht për sigurinë dhe shëndetin në punë. Projektligji për sigurinë dhe shëndetin në punë i hartuar për herë të parë në Shqipëri, u diskutua sot në Komisionin Parlamentar për Çështjet sociale.

Në fjalën e tij, ministri i Punës, Spiro Ksera, theksoi se ky projektligj u siguron mbrojtje disa grupeve të ndjeshme ndaj aksidenteve në punë, si gratë, fëmijët e personat me aftësi të kufizuar.

"Çdo punëdhënës i një subjekti publik e privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik është i detyruar të sigurojë shërbimin mjekësor në punë, nëpërmjet mjekut të punës.

Hetimi i aksidenteve në punë është risi klasifikimi në 4 shkallë të aksidenteve, duke u bazuar në pasojat që shkakton aksidenti dhe numrin e personave të dëmtuar. Ky projektligj garanton mbrojtjen e veçantë ndaj rreziqeve në punë të grupeve më ndjeshme siç janë gratë shtatëzëna, grave me fëmijë në gji, të miturit si dhe personat me aftësi të kufizuar", u shpreh ministri i Punës, Spiro Ksera.

Brenda në projektligj thuhet se punëdhënësi duhet të marrë masa të veçanta për të përshtatur vendin e punës me këtë kategori punonjësish me qëllim parandalimin e rreziqeve që rrjedhin nga puna.

Ministria e shëndetësisë nga ana e saj merr përsipër kontrollin e zbatimin e pr.ligjit.

Kryeinspektori i Inspektoratit Sanitar Shtetëror në ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, ka theksuar gjatë seancës së Komisionit Parlamentar.

Përfaqësues të sindikatave të profesioneve të vështira si metalurgët, kanë mirëpritur projektligjin por kanë kërkuar të merren parasysh kërkesat e tyre në rast se janë të pakënaqur me shërbimin e mjekut.

Projektligji pritet të kalojë nen për nen për miratim në komision gjatë seancës së ardhshme që mbahet ditën e hënë.

b.a/NOA

KOMENTE