English

Rama: Kthehemi në Kuvend nëse bëhet transparenca e zgjedhjeve

Tiranë,11 shkurt, NOA- Takimet e delegacionit të Partisë Socialiste më përfaqësuesit e Parlamentit Europian nuk kanë bërë që të ndryshojnë qëndrim, në lidhje me kërkesat për ti dhënë fund bojkotit. Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi sot nga Strazburgu se hyrja e deputetëve të opozitës në Kuvend do të bëhet vetëm pasi të bëhet transparenca e zgjedhjeve me hapjen e kutive dhe të ngrihet një komision hetimor.

"Transparenca është vlerë e patjetërsueshme e demokracisë perëndimore. Sot ne jemi në pikën ku kemi gjetur një mirëkuptim të shkëlqyer me miqtë dhe partnerët tanë të PSE, për të vazhduar një proces hetimi dhe për të garantuar transparencën e plotë përfshirë edhe hapjen e kutive, në një proces ku do të angazhohet një Komision Hetimor Parlamentar, duke kthyer opozitën në Parlament, duke vazhduar së bashku në rrugën e reformave dhe të integrimit të Shqipërisë në Evropë", u shpreh Rama.

Ai theksoi se PS-ja është gati të kthehet në Parlament, "sapo të garantohet vullneti për transparencë të plotë të zgjedhjeve të shkuara, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme".

KOMENTE