English

Selin Dion rikthehet në Las Vegas

Las Vegas,11 shkurt, NOA- "Këngëtarja kanadeze Selin Dion, e cila ka pesë vjet që nuk shkel në Las Vegas do të rikthehet në vitin e ardhshëm, me një seri koncertesh të reja në një kazino të qytetit, ka bërë me dije revista People.

Selin Dion ka bërë të ditur se në Cezar Palace, ku ka dhënë disa koncerte të ndara që nga 2007, tashmë ka planifikuar një seri koncertesh, të cilat do të fillojnë që nga 15 marsi i vitit 2011.

"Do të jenë këngë të mrekullueshme, vargje të mrekullueshme. Mendoj se koncerti do të tërheqë shumë njerëz", ka bërë të njohur këngëtarja. "Kam përgatitur ato këngë që publiku dëshiro të dëgjojë" dhe thuhet se në të njëjtën kohë ka edhe disa kolona zanore nga këngë të ndryshme. Atë do e ndjekë një orkestër me rreth 30 muzikantë.

m.s./NOA

KOMENTE