Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trafikoi për prostitucion, ekstradohet pas kallëzimit të nënës së viktimës
English

Trafikoi për prostitucion, ekstradohet pas kallëzimit të nënës së viktimës

Tiranë,11 shkurt, NOA- Gentian Liçi është martuar në vitin 2002 me vajzën me iniciale I. T dhe më pas e ka trafikuar atë në Itali për të ushtruar prostitucion. Kallëzimi i nësën së viktimës ka bërë që Prokuroria e Lushnjës të kërkoj ekstradimin nga Italia të Liçit për tu përballuar me akuzat.

Drejtoria e Policisë së Shtetit bëri të ditur sot se është bërë ekstradimi nga Roma, drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Gentian Liçi, 34 vjeç. Ekstradimi u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Sipas njoftimit të policisë, "ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e ka dënuar me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Trafikimit të femrave për prostitucion".

Në prill të vitit 2002, Liçi në bashkëpunim me shtetasit Petrit Liçi, Gëzim Liçi, Hazir Zhyra, Dilaver Muhja dhe Kristaq Elezi, kanë trafikuar për qëllime përfitimi shtetasen I. T. "Duke parë gjendjen e vështirë ekonomike të të dëmtuarës dhe familjarëve të saj, me anë të veprimeve mashtruese, shtetasit e sipërpërmendur, kanë arritur të bindin prindërit e saj, që kjo e fundit të martohej me shtetasin Gentian Liçi, duke u shprehur se të dy do të shkonin në Itali për të punuar", thuhet në njoftimin e policisë.

Ka qenë nëna e viktimës ajo që ka bërë kallëzim penal para organeve kompetente dhe mbi bazën e këtij kallëzimi është regjistruar procedimi penal përkatës.

xh/NOA

KOMENTE