Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
20 shkurti, Dita e Kujtesës për krimet e komunizmit
English

20 shkurti, Dita e Kujtesës për krimet e komunizmit

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Komisioni i Ligjeve miratoi sot shpalljen e 20 shkurtit si Dita e Kujtesës për krimet e komunizmit në Shqipëri. Vendimi i marrë në mënyrë unanime parashikon që kjo ditë të kthehet në një ceremoni zyrtare në përkujtim të viktimave.

Gjithashtu, kjo iniciativë parashikon dhe ngritjen e një obelisku dhe një muzeu për krimet e komunizmit. Deputeti, Gent Strazimit u shpreh se edhe data e 29 nëntorit mund të ishte një ditë për të përkujtuar këtë simbol. Sipas tij, "29 nëntori është një datë që mund ti bashkonte shqiptarët dhe jo ti ndante".

Caktimi i datës për të përkujtuar krimet e komunizmit ka hapur dhe një debat mes vet mazhorancës. Propozimi i datës 29 nëntor është kundërshtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, duke argumentuar se kjo datë cenon ndjeshmërinë historike të njerëzve që kanë marrë pjesë në luftën Nacional Çlirimtre.

xh/NOA

KOMENTE