Lajme > Lajme Ditore > Janar - Mars 2010
 

Lajmet e datës 16 Shkurt 2010

  • Thaçi: Prag vendimesh historike INTERVISTA/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi thotë se dy vjet pasi Kosova e shpalli pavarësinë dhe fitoi statusin e vendit të pavarur, sovran dhe demokratik, "sot lirisht mund të them se Kosova ka përfituar me perspektivën evropiane".
  • EasyJet hyn në Kosovë, fillon epoka e çmimeve të lira Prishtinë, 17 Shkurt NOA - Kompania më e madhe në botë e fluturimeve të lira (low-cost) EasyJet, ka konfirmuar fillimin e fluturimeve nga Gjeneva dhe Baseli për në Prishtinë dhe njëkohësisht ka hedhur në shitje biletat për këto dy destinacione, të cilat pritet të startojnë me 19 dhe 26 qershor
  • Van Gaal: Fiorentina është një ekip për t'u respektuar Mynih, 16 Shkurt NOA - Edhe pse nuk po kalon një moment fort të mirë ekipi i Fiorentinës sipas Van Gaal është tepër i fortë dhe zhvillon një lojë të bukur.
  • Berisha uron Kryeministrin Thaçi, për Pavarësinë e Kosovës Tiranë, 16 Shkurt NOA - Kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha i ka dërguar një letër urimi Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
  • "Një marrëveshje alarmuese e armatimit francezo-ruse Nga"Wall Street Journal" President francez, Nikolas Sarkozi, javën e kaluar e ka miratuar shitjen e luftanijes "Mistral" në Rusi. Parisi, po ashtu, po e shqyrton kërkesën e Moskës edhe për tri luftanije të tjera, që me licencë do të ndërtoheshin në Rusi.
  • Brazili është vendi më i nxehtë në Tokë Rio De Janeiro, 16 Shkurt NOA - Edhe pse dihet që në shkretëtirat e Saharës gjithmonë është një i nxehtë i tmerrshëm, momentalisht vendi i cili duket të jetë me temperaturat më të larta është Brazili dhe pikërisht në kryeqytetin e saj në Rio De Janeiro.
  • Kriza politike dhe vullneti i palëve "Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, thotë se opozita ka bërë lëshimin e vetëm dhe thelbësor në procesin e negociatave, duke njohur rezultatin e zgjedhjeve të 28 Qershorit.
  • Shitëset e veshjeve intime, protestë në Facebook Riad - Arabi Saudite, 16 Shkurt NOA - Disa femra aktiviste në Arabinë Saudite kanë lëshuar nëpërmjet Facebookut një fushatë e cila ka si qëllim një bojkot prej dy javësh për gratë të cilat punojnë si shitëse në dyqanet e veshjeve intime për femra.
  • Mbërrin dhe në Shqipëri, "Dancing with the Stars" (Video) {youtube}8-7EmJX5Cs0{/youtube} Tiranë, 16 Shkurt NOA - Mbërrin edhe në Shqipëri superproduksioni me shikueshmëri të lartë në disa vende të Evropës dhe më gjerë, "Dancing with the Stars".
  • Rama: Gati të tërheqim PS nga çdo institucion shtetëror Tiranë, 16 Shkurt NOA - Ashpërsohet gjuha e kryetarit të Partisë Socialiste për shkak të refuzimit të mazhorancës që të lejojë hapjen e kutive, paralajmërohet bojkotimi në masë i institucioneve shtetërore ku opozita ka të drejtën e përfaqësimit.
  • Gruevski refuzon komunitetin mysliman për takim liderësh Shkup, 16 shkurt, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë propozimin e Bashkësisë Islame në Maqedoni për një takim liderësh politik dhe fetar për të diskutuar për projektin "Shkupi 2014".
  • Të përndjekurit në protestë: Të hapen dosjet e ish-Sigurimit Tiranë, 16 shkurt, NOA - Të përndjekurit politikë zhvilluan sot një protestë para godinës së Gjykatës Kushtetuese me thirrjet për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
  • Rekord për mbajtjen e frymës, 19 minuta e 21 sekonda nën ujë St.Gallen, 16 shkurt, NOA - Me plot 19 minuta e 21 sekonda nën ujë, një zviceran me emrin , ka arritur që të thyejë rekordin botërorë në mbajtjen e frymës.
  • OKB dërgon një ekspert ligjor për të hetuar gjakmarrjen Tiranë, 16 shkurt, NOA - Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dërguar në Shqipëri një ekspert ligjor për të hetuar vrasjet e bëra në emër të gjakmarrjes.
  • Meta pret në takim zv/ministren e Punëve të Jashtme të Malit të Zi Tiranë, 16 shkurt, NOA - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta priti sot në një takim kortezie zv/ministren e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Irena Radovič.
  • Imami: Jo Ballkan i sigurt, pa një Kosovë të sigurt Prishtinë, 16 shkurt, NOA - Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë u prit sot nga homologu kosovar, Fehmi Mujota gjatë vizitës së parë të një ministri Mbrojtje në Kosovën e pavarur.
  • Human Rights: Ligji për homoseksualët, fitore ndaj paragjykimeve në Shqipëri Tiranë, 16 shkurt, NOA - Mbrojtja nga diskriminimi për shkak edhe të orientimit seksual apo identitetit gjinor, tregon përkushtimin e Shqipërisë mbi respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.
  • Berisha mbledh Task Forcën për Reformën Rregullatore Tiranë, 16 shkurt, NOA - Kryeministri Berisha drejtoi sot mbledhjen e Task Force-s për Reformën Rregullatore, e cila u ndal në reformën e thellë në sistemin e Inspektoriateve në Shqipëri dhe prioritetin që kjo reformë ka për qeverinë shqiptare.
  • Thaçi feston me fëmijët e lindur ditën e Pavarësisë Prishtinë,16 shkurt, NOA / Hajdin Islami - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në festimin e ditëlindjes së fëmijëve që kanë lindur më 17 shkurt 2008, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
  • Komuniteti Mysliman marrëveshje për restaurimin e monumenteve Tiranë, 16 shkurt, NOA - Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, kanë nënshkruar sot protokollin e bashkëpunimit për restaurimin e monumenteve kulturore në qytete
  • Presidenti Topi pret në një takim kryeministrin belg, Leterme Tiranë, 16 shkurt, NOA - Presidenti Bamir Topi priti sot në një takim kryeministrin e Belgjikës, Iv Leterme, i cili ndodhet në vendin tonë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në kuadër të një vizite zyrtare në rajonin e Ballkanit.
  • New Direction riboton Leshanakun Tiranë, 16 shkurt, NOA / Nga Milena Selimi - Duhet të jetë një fat i madh që të botohesh nga New Directions. Por, ja, që për shqiptaren Luljeta Leshanaku, poeten dhe publicisten e njohur, sërish nuk duket shumë problem.
  • Vdes në spital polici që e përplasi një makinë ndërsa kryente shërbimin në rrugë Durrës, 16 shkurt, NOA - Ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, polici rrugor i Durrësit Kastriot Aliaj, i cili u përplas para pak ditësh nga një fuoristradë, ndërsa kryente shërbimin në rrugë.
  • Sejdiu: Kosova ka bërë maksimumin Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se Kosova për dy vjet të funksionimit si shtet ka bërë maksimumin e saj. Ai vlerëson se pritjet për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, kanë qenë më të mëdha, por se kjo gjë ka qenë e pamundur, edhe për shkak të procesit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
  • Topi mesazh urimi Sejdiut me rastin e 2-vjetorit të Pavarësisë Tiranë, 16 shkurt, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh urimi me rastin e dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë, presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
  • Fiorentina, dëmtohet Gamberini, në rrezik botërori Firenze, 16 Shkurt NOA - Alessandro Gamberini ka marrë një dëmtim tepër të rëndë në ndeshjen e fundit që zhvillojë ekipi i tij me Sampdorian. Ai mori një gotike në ligamentet e brëndshme dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg fushave për rreth 2 ose 3 muaj.
  • Mourinjo kritikon largimin e tij nga Çelsi Angli, 16 Shkurt NOA - Tekniku i zikaltërve të Interit Jose Mourinjo është shprehur mjaft i indinjuar për largimin e tij nga ekpi anglez i Çelsit.
  • Roma, Toti do të mungojë në sfidën e "Europa League" Romë, 16 Shkurt NOA - Vijnë lajme jo të mira për sa i përket ekipit të Romës pasi kapiteni i tyre, Françesko Toti do të mungojë në sfidën e "Europa League" ku ekipi i tij do të ketë një transfertë me grekët e Panathinaikos.
  • Alonso përcakton rivalët e Ferrarit Itali, 16 Shkurt NOA - "Janë Meklaren Mercedez dhe Red Bull dy skuderitë të cilat Ferrari duhet ti ketë kujdes, edhe pse nuk mund të zgjedhësh asnjë në veçanti", - ky ka qenë dhe parashikimi i Alonsos për sa i përket skuadrave rivale të skuderisë së tij Ferrari në kampionatin e ardhshëm të Formula
  • Takimi me Presidentin, Berisha: Jam i hapur për dialog me opozitën Tiranë, 16 shkurt, NOA - Pas takimit me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha rikonfirmoi dhe një herë qëndrimin e mazhorancës për dialog me opozitën.
  • 20 shkurti, Dita e Kujtesës për krimet e komunizmit Tiranë, 16 shkurt, NOA - Komisioni i Ligjeve miratoi sot shpalljen e 20 shkurtit si Dita e Kujtesës për krimet e komunizmit në Shqipëri. Vendimi i marrë në mënyrë unanime parashikon që kjo ditë të kthehet në një ceremoni zyrtare në përkujtim të viktimave.
  • Gratë biznesmene firmosin bashkëpunimin me Dhomën e Tregtisë Tiranë, 16 shkurt, NOA - Dhoma e Tregtisë së Tiranës dhe shoqata e grave biznesmene kanë firmosur të martën një memorandum bashkëpunimi mes tyre.
  • "Vodafone Albania" sponsor gjeneral i klubit sportiv të basketbollit Tirana Tiranë, 16 shkurt, NOA - Kompania "Vodafone Albania" ka treguar dhe një herë disponimin e saj për të përmirësuar jetën sportive në vend duke dhënë një shembull të përgjegjshmërisë së biznesit ndaj sektorëve të cilët kanë nevojë për mbështetje.
  • Berisha: Inspektoriat i përgjithshëm që mbikëqyr rregullat dhe jo bizneset Tiranë, 16 shkurt, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka hedhur idenë e krijimit të një inspektorati të përgjithshëm për të kontrolluar inspektoratet e tjera që zbatojnë ligjin për bizneset.
  • Aministia fiskale, Papajani: Kujdes me hartimin e ligjit Tiranë, 16 shkurt, NOA - Në kohën kur ka nisur të diskutohet gjerësisht nisma për një amnisti fiskale, si nga radhët e biznesit edhe nga qeveria, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani është i mendimit se me një projekt të tillë duhet bërë kujdes, në mënyrë që të arrihet qëllimi
  • PS: Objektin e hetimit të komisionit hetimor e cakton opozita Tiranë, 16 shkurt, NOA - Partia Socialiste duket se është drejt pranimit të idesë për ngritjen e një komisionit hetimor për zgjedhjet. Por i vetmi kusht i vendosur nga deputeti, Samir Tahiri, ka qenë përcaktimi i objekti të hetimit nga opozita.
  • Sëmundjet profesionale, QSUT: S'do ta rihapim klinikën Tiranë, 16 shkurt, NOA - Klinika e sëmundjeve profesionale e cila u mbyll në vitin 2005 me një urdhër të drejtorisë së qendrës spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë, nuk do të rihapet.
  • Ministria e Kulturës, marrëveshje për restaurimin e objekteve historike Tiranë, 16 shkurt, NOA - Ministria e Kulturës firmosi sot protokollin e bashkëpunimit me Kryesinë e Administratës Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (TIKA) dhe Komunitetit Musliman të Shqipërisë për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.
  • Takimi me Topin, Ruçi: Hetimit të zgjedhjeve nuk i vihet kufizim për kutitë Tiranë, 16 shkurt, NOA - Kryetari i Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u shpreh pas takimit me Presidentin Topi dhe kryesocialistin Rama, se PS-ja nuk mund të tërhiqet nga hapja e kutive.
  • Arrestohet vjedhësi i pesë dyqaneve Tiranë, 16 shkurt, NOA - Lokalet dhe dyqanet ushqimore duket se kanë qenë objektet e preferuara për tu vjedhur nga 25 vjeçari, Fatjon Osmeni. Policia e Tiranës bënë të ditur se ka rënë në pranga një prej personazheve me më shumë vepra penale vjedhje gjatë kohëve të fundit.
  • Përdorimi i internetit, Pollo: Kemi rritjen më të shpejtë në Europë Tiranë, 16 shkurt, NOA - Shqipëria ka rritjen më të shpejtë në Europë për numrin e përdoruesve të internetit. Kjo e dhënë është bërë e ditur nga ministri i Shtetit, Genc Pollo, gjatë konferencës për prezantimin e dokumentit mbi "Politikat në sektorin e komunikimeve elektronike".
  • Policia rrugore në aksion, rreth 1 mijë gjoba në ditë për drejtuesit e mjeteve Tiranë, 16 shkurt, NOA - Janë rreth 1 mijë gjoba në ditë të vendosura nga policia rrugore në kryeqytet për shkelje të rregullave të qarkullimi. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, e cila në një njoftim për shtyp deklaron se nuk do të ketë tolerime për drejtuesve të
  • Imami-Thaçi: Mbështetje FSK-së për të arritur standardet e NATO-s Prishtinë, 16 shkurt, NOA - Qeveria shqiptare dhe ministria e Mbrojtjes do të japin ndihmën dhe kontributin e nevojshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
  • Muzika e të famshmit Piazzolla, nga një kuintet italian në Tiranë Tiranë, 16 shkurt, NOA/ Nga Milena Selimi- Ndodh shpesh në Shqipëri, që muzika e mirë dhe evenimentet artistike kalojnë tangent. Një gjë e tillë ka të ngjarë që t'i ngjasë edhe një Kuinteti të njohur italian, NEOFONIA ENSEMBLE, që do të sjellë për herë të parë muzikën e Piazzolla në Tiranë më
  • Ricky Martin në luftë kundër tregut të organeve San Huan, 16 shkurt, NOA - Porto Riko-s i duhet që të punojë më shumë në lidhje me ndalimin e tregut të organeve në këtë vend, ka njoftuar këngëtari i njohur me origjinë portorikane Ricky Martin.
  • Janukoviç kryen betimin si president i Ukrainës më 25 shkurt Kiev, 16 shkurt, NOA - Viktor Janukoviç do të kryejë betimin si presidenti i ri i Ukrainës më datën 25 shkurt. Lajmi është konfirmuar nga parlamenti i këtij vendi, deputetët e të cilit e kanë mbështetur këtë gjë me 238 vota nga totali prej 450 të tillë.
  • Në muajin mars, një konferencë për Ballkanin Perëndimor Ljubjana, 16 shkurt, NOA - Në muajin mars në Slloveni do të organizohet një konferencë ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrë pjesë edhe Kosova.
  • Kryeministri belg në Tiranë: Inkurajojmë heqjen e vizave sa më parë ndaj jush Tiranë, 16 shkurt, NOA - Mbretëria e Belgjikës vlerëson se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian shërben për ta kthyer këtë vend në një element kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit.
  • Berisha: Belgjika na premton mbështetje për integrimin në BE dhe heqjen e vizave Tiranë, 16 shkurt, NOA - Belgjika dhe Shqipëria kanë marrëdhënie që ia vlejnë dhe ky vend ka kontribuar me mbështetjen e tij në integrimin tonë në NATO, si edhe atë në Bashkimin Evropian apo liberalizimin e vizave.
  • Shkupi, festë për 2-vjetorin e pavarësisë së shtetit të Kosovës Shkup, 16 shkurt, NOA - Në Maqedoni, lëvizja "Zgjohu!" me rastin e dy vjetorit të pavarësisë edhe këtë vit do të organizojë një akademi solemne të titulluar, "Dita e Plisit", ndërkaq për këtë festë nën patronazhin e komunës së Çairit do të organizohet një koncert i madh në sheshin "Skënderbeu"
  • Klinton: Deklarata e Iranit për pasurimin e uraniumit, provokuese Uashington, 16 shkurt, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka pohuar se deklarata e bërë nga Irani ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, për pasurimin e uraniumit në shkallë më të lartë, nuk është gjë tjetër veçse një provokim që mbërrin nga ky vend i Lindjes së Mesme
  • EULEX: Të gjendet zgjidhje për gjykatat në Veri Prishtinë, 16 shkurt, NOA - Brenda gjysmës së parë të këtij viti duhet të sigurohet patjetër një zgjidhje për gjykatat në veriun e Kosovës. Një fakt të tillë e kanë bërë me dije ekspertët e misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në shtetin e ri të Evropës.
  • Ambasadorët mbërrijnë në Presidencë Tiranë, 16 shkurt, NOA Update - Ambasadorët kryesorë të Bashkimit Evropian në Tiranë, sapo kanë mbërritur në zyrën e presidentit të Republikës, për të folur sërish mbi zgjidhjen e krizës politikë në vend.
  • I vodhën lekë nga xhepi dikujt në lokal, nisin hetimet për dy veta Korçë, 16 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë nisur veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal ndaj ty personave, të cilët dyshohet se i kanë vjedhur dikujt para nga xhepi në një lokal.
  • KE këshillë Greqisë: Merrni masa që ta ulni defiçitin në nivelin 4 % Bruksel, 16 shkurt, NOA - Këshilli i Ministrave të Financës të Eurozonës (Eurogroup), gjatë mbledhjes së tij të fundit të organizuar për diskutimin e gjendjes akute të krizës ekonomike në Greqi, ka dalë me përfundimin se do t'i kërkojë këtij shteti masa shtesë pas materializimit të objektivit
  • Haiti sërish tragjedi, 4 fëmijë vdesin nga rrënimi i shkollës Porto Prince, 16 shkurt, NOA - Duket se tragjeditë për ishullin e varfër të Haitit nuk do të përfundojnë ndonjëherë. Pas dëmeve fatale të tërmetit të një muaji më parë, duket se po shfaqen dhe ato që kanë mbetur në hije prej tij, duke i shtuar përherë e më tepër viktimat.
  • Greva e doganierëve grekë, paralizon sërish pikat në kufi Kakavijë, 16 shkurt, NOA - Greva e paralajmëruar e doganierëve grekë ka paralizuar sërish lëvizjet në pikat kufitare në jug të vendit. Kjo pasi doganierët grekë paralajmëruan një tjetër grevë 72-orëshe, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për uljen e pagave të tyre.
  • Paris Hilton, tapë në karnavalet e Brazilit, bie e shtrirë përdhe Rio de Zhanejro, 16 shkurt, NOA - Trashëgimtarja e famshme e hoteleve "Hilton", Paris Hilton, është dehur dhe ka rënë përdhe duke u parë nga të gjithë në Rio de Zhanejro.
  • Ditë negociatash për Topin, takim me Lohan-Montobio e më Rama-Berisha Tiranë, 16 shkurt, NOA - Dita e sotme mund të quhet fare mirë një ditë negociatash për presidentin e Republikës, Bamir Topi, i cili ka përfshirë në axhendën e saj një takim me dy ambasadorët Lohan dhe Montobio, si dhe takime të veçuara me dy aktorët politikë kryesorë, Rama dhe Berisha.
  • Ficxherald, vizitë në Kosovë. Diskutime për reduktimin e forcave të KFOR-it Prishtinë, 16 shkurt, NOA - Komandanti i forcave të bashkuara aleate të NATO-s, Mark Ficxherald, bëhet me dijeni se pasnesër do të vizitojë Kosovën.
  • Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash dhe erozion toke Tiranë, 16 shkurt, NOA - Së bashku me përmbytjet, një dukuri e re që po shfaqet së fundmi në Shqipëri për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shtuara të shiut dhe dëborës, krahasuar me vitet e tjerë, është edhe ajo e rrëshqitjes së tokës prej erozionit që e gërryen atë në thellësi.
  • Spanja deklaron pritjen e 5 të burgosurve të Guantanamos Madrid, 16 shkurt, NOA - Spanja është vendi i radhës, i cili ka ndërmend të pranojë pesë të burgosur nga burgu i Guantanamos në Kubë. Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, në një deklaratë për shtyp.
  • Mbi 30 letra të Ledi Dianës dalin në ankand, minimumi 200 paund Londër, 16 shkurt, NOA - Mbi tridhjetë letra dhe kartolina shkruar nga princesha Diana do të paraqiten nesër në një ankand në Londër. Në to bëhet me dijeni se janë ende të pabotuara detajet mbi jetën private të ish-gruas së princit Çarls të Anglisë, problemet me të teprinë sipas saj të pranisë
  • Ivanoviç: Strategjia për Veriun e Kosovës, e papranueshme Beograd, 16 shkurt, NOA - Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka deklaruar se strategjia e qeverisë në Prishtinë dhe zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe e pazbatueshme.
  • Papa, në listën e pretendentëve për çmimin "Brit Avards" të muzikës klasike Romë, 16 shkurt, NOA - Papa Benedikti XVI do ta ketë emrin e tij të klasifikuar në listën e atyre që pretendojnë të fitojnë çmimin "Brit Avards" të cilat njihen në mbarë botën si çmimet e mëdha britanike për muzikën klasike.