Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadorët mbërrijnë në Presidencë
English

Ambasadorët mbërrijnë në Presidencë

Tiranë, 16 shkurt, NOA Update - Ambasadorët kryesorë të Bashkimit Evropian në Tiranë, sapo kanë mbërritur në zyrën e presidentit të Republikës, për të folur sërish mbi zgjidhjen e krizës politikë në vend.

Bëhet fjalë për ambasadorin e delegacionit të Komisionit Evropian, Helmut Lohan dhe atij spanjoll, Manuel Montobio.

Ky takim në fakt paraprin takimet e veçuara që sot topi do të ketë gjithashtu edhe me dy aktorët politikë kryesorë, Rama dhe Berisha.

Lajmi konfirmohet nga burime të Presidencës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave kreu i shtetit pritet të flasë sërish mbi argumentin e krizës me dy ambasadorët.

Ky është takimi i katërt që ai zhvillon me ta, në kuadrin e situatës së rënduar politike që është krijuar në vend pas bojkotit të opozitës ndaj institucioneve.

n.e/NOA

KOMENTE