English

Aministia fiskale, Papajani: Kujdes me hartimin e ligjit

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Në kohën kur ka nisur të diskutohet gjerësisht nisma për një amnisti fiskale, si nga radhët e biznesit edhe nga qeveria, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Artur Papajani është i mendimit se me një projekt të tillë duhet bërë kujdes, në mënyrë që të arrihet qëllimi.

Sipas tij aministia duhet të përfshijë çdo sektorë dhe të jetë e mirëstudjuar, në mënyrë që biznesi të simulohet. Amnisti gjithpërfshirëse do të thotë që, çdo biznes të zerohet nga detyrimet e prapambetura në vite dhe të stimulohet për të deklaruar pasurit e fshehura. "Duhet bërë kujdes me hartimin e kuadrit ligjor, pasi duhet të përfitojnë të dyja palët, edhe ekonomia të marrë një impuls pozitiv, por edhe biznesi të deklarojë ato pasuri, që ka fshehur deri më tani", thotë Papajani. Puna e autoritetit që do të hartojë këtë ligj duhet të jetë e mirstjuduar, mbi shifra konkrete, pasi "frika" që egziston është se biznesi mund të mos i përgjigjet pozitivisht kësaj nisme.

Deklarimi i pasurive të fshehta do të thotë që biznesi të formalizohet dhe ky fakt do ta ndihmojë atë në marrëdhëniet me bankat, pasi në këtë mënyrë do të ketë më shumë kolateral për të marrë kredi.

Sipas Papajanit, tani është koha e duhur që të ndërmerret një nisëm e tillë, pasi edhe kuadri ligjor është përmirësuar ndjeshëm.

Niveli i taksave është i ulët dhe ky fakt së bashku me një ligj të mirmenduar për amnistinë ndikojnë pozitivisht në ekonominë e vendit. Skema që mendohet të aplikohet është ajo e Moldavisë. Ky shtet zbatoi dy vite më pare aministi fikale për biznesin. Por veç faljes së kamatave dhe gjobave, u vendos një takse prej 5% si penalizim që biznesi duhet të paguante për vlerën e aseteve që do të legalizonte.

r.l/NOA

KOMENTE