Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet vjedhësi i pesë dyqaneve
English

Arrestohet vjedhësi i pesë dyqaneve

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Lokalet dhe dyqanet ushqimore duket se kanë qenë objektet e preferuara për tu vjedhur nga 25 vjeçari, Fatjon Osmeni. Policia e Tiranës bënë të ditur se ka rënë në pranga një prej personazheve me më shumë vepra penale vjedhje gjatë kohëve të fundit.

Për 25 vjeçarin banues në Durrës, policia ka të paktën pesë vjedhje të dokumentuara.

Vjedhja e një dyqani në rrugën "Mine Peza" në Tiranë në 31 mars të vitit të kaluar .

Vjedhja e një lokali në prill të vitit të kaluar, në lagjen ish Nish Tulla 3 në Durrës. Një tjetër vjedhje është ajo e qershorit të vitit 2009, në rrugën "Don Bosko". Po ashtu policia deklaron se Osmeni dyshohet dhe për vjedhjen e një dyqani në Babrru dhe një tjetri në Unazën e Re.

Për këtë person, gjykata e Tiranës me vendim të datës 29 Maj 2009, ka caktuar masën e sigurisë "arrest më burg".

xh/NOA

KOMENTE