Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ditë negociatash për Topin, takim me Lohan-Montobio e më Rama-Berisha
English

Ditë negociatash për Topin, takim me Lohan-Montobio e më Rama-Berisha

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Dita e sotme mund të quhet fare mirë një ditë negociatash për presidentin e Republikës, Bamir Topi, i cili ka përfshirë në axhendën e saj një takim me dy ambasadorët Lohan dhe Montobio, si dhe takime të veçuara me dy aktorët politikë kryesorë, Rama dhe Berisha.

Lajmi konfirmohet nga burime të Presidencës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave kreu i shtetit pritet t'u paraqesë sot propozime konkrete për zgjidhjen e krizës politike, këtyre dy të fundit.

Por paraprakisht, ai do të takohet njëherë me dy ambasadorët, atë të Komisionit Evropian, Helmut Lohan dhe atë të Spanjës, Manuel Montobio. Ky është takimi i katërt që ai zhvillon me ta, në kuadrin e situatës së rënduar politike që është krijuar në vend pas bojkotit të opozitës ndaj institucioneve.

Më tej, thuhet se presidenti Topi do të presë në zyrë, fillimisht kryetarin e opozitës Edi Rama, rreth orës 12:00, ndërsa, një orë më pas do të presë kryeministrin Sali Berisha.

Parashikohet që të dyve ai t'i ketë përgatitur një propozim mbi zgjidhjen e krizës, të cilën edhe do t'ua prezantojë, pa ditur si do të shkojë më pas, pra nëse do të pranohet apo jo kjo zgjidhje nga Rama dhe Berisha.

Në fund, parashikohet që pas takimeve të ditës së sotme të shihet nëse ekziston mundësia që të ketë një tjetër tryezë të përbashkët mes Berishës dhe Ramës, apo gjithë kjo përpjekje për negociata do të dështojë dhe opozita do të rinisë më pas protestat në rrugë.

n.e/NOA

KOMENTE