English

Fiorentina, dëmtohet Gamberini, në rrezik botërori

Firenze, 16 Shkurt NOA - Alessandro Gamberini ka marrë një dëmtim tepër të rëndë në ndeshjen e fundit që zhvillojë ekipi i tij me Sampdorian. Ai mori një gotike në ligamentet e brëndshme dhe për këtë arsye do të qëndrojë larg fushave për rreth 2 ose 3 muaj.

Në mëngjesin e ditës së sotme ai iu nënshtrua një operacioni i cili me sa duket ka përfunduar me sukses, pasi këtë gjë e ka konfirmuar vetë klubi i Fiorentinës.

Pavarësisht kësaj të fundit, rikthimi i tij në fushat e lojës parashikohet të jetë shumë i gjatë, madje flitet se Gamberini mund të jetë plotësisht i rikuperuar vetëm në muajin maj. Tashmë ai ka pranë një "tutor" i cili do ta kontrollojë atë deri në një riaftësim të plotë të lojtarit pasi ky programi për të ka filluar. Me këtë dëmtim të cilin Gamberini do ta vuajë për një kohë të gjatë, ai vë në rrezik dhe pjesëmarrjen e tij në botërorin e Afrikë e Jugut 2010.

r.b/NOA

KOMENTE