English

Kryeministri belg në Tiranë: Inkurajojmë heqjen e vizave sa më parë ndaj jush

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Mbretëria e Belgjikës vlerëson se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian shërben për ta kthyer këtë vend në një element kyç për stabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një konference të përbashkët për shtyp që po zhvillon në Tiranë me homologun e tij shqiptar, kryeministri belg Leterme, sipas të cilit Belgjika inkurajon heqjen sa më parë të vizave dhe integrimin sa më të shpejtë në kohë të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

"Pas Samitit të Bukureshtit, duket se Shqipëria e ka merituar anëtarësimin në NATO dhe kontributi i saj real me forca paqeruajtëse në vendet problematike, tregon impenjimin e saj në sigurinë globale", tha në fjalën e tij, Leterme.

Më tej, ai theksoi se ka ardhur në Shqipëri edhe në cilësinë e kryetarit të një vendi i cili pret të ketë pas muajit korrik drejtimin e Bashkimit Evropian dhe si anëtare e përhershme e Këshillit të Evropës.

"E them këtë duke ju pohuar se ne jemi të angazhuar për një të ardhme të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do ta tregojmë këtë me ndihmën tonë konkrete kur të kemi presidencën e radhës", shtoi ai.

Më tej, kreu i qeversië belge tha se konkretisht, Mbretëria e Belgjikës do të ndihmojë me ekspertizë Shqipërinë për plotësimin e Pyetësorit që duhet për futjen në Bashkimin Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE