English

Mbërrin dhe në Shqipëri, "Dancing with the Stars" (Video)

{youtube}8-7EmJX5Cs0{/youtube}

Tiranë, 16 Shkurt NOA - Mbërrin edhe në Shqipëri superproduksioni me shikueshmëri të lartë në disa vende të Evropës dhe më gjerë, "Dancing with the Stars".

Ky është një program që zbulon talente të reja në fushën e artit dhe ka pasur e vazhdon të ketë sukses në vende të ndryshme sidomos fqinjët tanë.

Burime zyrtare nga Vizion Plus, i thanë sot agjencisë NOA se ky program do të jetë ekskluzivitet i këtij televizioni.

Mësohet se mbrëmja e madhe gala e shfaqjes premiere te "Dancing with the Stars" do të zhvillohet këtë të enjte dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Vizion Plus në mbrëmjen e parë duke nisur nga ora 21.00.

"Skenografia, prezantuesit, pjesëmarrësit, të ftuar specialë, kostumet, juria, numrat e kërcimit - përbejnë vetëm majën e ajsbergut në listën e detajeve që mund të përmendim dhe të gjitha do të gërshetohen në mënyrë të përsosur për të sjellë më shumë spektakël në një reality show gjithmonë e më shumë interaktiv", - thonë burimet nga televizioni që ka të drejtën e transmetimit të këtij produksioni.

Burimet thanë se "Dancing with the Stars", është një prodhim i Tring Digital në bashkëpunim me Vizion Plus dhe do të transmetohet edhe në platformën televizive dixhitale Tring.

e.r/NOA

KOMENTE