Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Kulturës, marrëveshje për restaurimin e objekteve historike
English

Ministria e Kulturës, marrëveshje për restaurimin e objekteve historike

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Ministria e Kulturës firmosi sot protokollin e bashkëpunimit me Kryesinë e Administratës Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (TIKA) dhe Komunitetit Musliman të Shqipërisë për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Në bazë të këtij protokollit do të bëhet i mundur restaurimi i monumenteve kulturore që gjenden në Shqipëri me qëllimin e forcimit të lidhjeve historike tradicionale si dhe zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit teknik.

Sipas ministrisë së Kulturës, objekti i veprimtarisë së kësaj marrëveshje është restaurimi i Objekteve të trashëgimisë kulturore si pjesë e lidhjes historike të palëve pjesë e kësaj marrëveshje. Projekti do të financohet nga " Kryesia e Administratës Turke për Zhvillim dhe bashkëpunim e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë (TIKA). Në këtë mënyrë mendohet që trashëgimi kulturore të vihet në funksion të turizmit.

xh/NOA

KOMENTE