English

Moti i keq shkakton rrëshqitje dherash dhe erozion toke

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Së bashku me përmbytjet, një dukuri e re që po shfaqet së fundmi në Shqipëri për shkak të motit të keq dhe reshjeve të shtuara të shiut dhe dëborës, krahasuar me vitet e tjerë, është edhe ajo e rrëshqitjes së tokës prej erozionit që e gërryen atë në thellësi.

Një dukuri e tillë për shembull është ndeshur gjatë fundjavës në mënyrë masive në zonën e Kodrave të Durrësit si dhe në atë të Currilave, ku banorëve iu është dashur të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.

Ndërkaq, kjo dukuri u vu re edhe në disa zona të Fierit gjatë ditës së sotme, duke shkaktuar një panik të thellë dhe shqetësim tek banorët, sipas të cilëve, qeveria duhet të ndërhyjë për të përmirësuar situatën.

Nga ana tjetër, meteorologët thonë se edhe për katër ditë të tjera reshjet do të vazhdojnë ndërsa konstaton se një dimër i tillë, me kaq shumë reshje, nuk është parë që nga dimri i 1985-s.

n.e/NOA

KOMENTE