English

New Direction riboton Leshanakun

Tiranë, 16 shkurt, NOA / Nga Milena Selimi - Duhet të jetë një fat i madh që të botohesh nga New Directions. Por, ja, që për shqiptaren Luljeta Leshanaku, poeten dhe publicisten e njohur, sërish nuk duket shumë problem. Për fatin e saj të madh, "Child of nature", botim i kësaj shtëpie, është botimi i saj të dytë në SHBA. Për Eliot Weinberger, një nga përkthyesit më të mirë të letërsisë latino-amerikane në SHBA, përballja me letërsinë e Leshanakut ka qenë një befasi e madhe. Libri i parë i Leshanakut ka qenë "Fresco" dhe sërish është botuar në Amerikë, nga e njëjta shtëpi botuese, New Directions.

Autorja, vetë, që ka udhëtuar shumë kohët e fundit dhe madje edhe është nderuar me një çmim të njohur poetik është tashmë në axhendat ndërkombëtare të poezisë dhe ky është një fakt për t'u vlerësuar.

Aktualisht, Lleshanaku ndjek studimet për doktoraturë në Black Mountain Institute.

"Libri botohet nga i njëjti botues, i cili botoi edhe vëllimin tim të parë ‘Fresco'. Në të vërtetë, të gjashtëdhjetë poezitë e librit, janë tashmë të botuara në revistat amerikane gjatë viteve të fundit; më e fundit është revista "American poetry review", e cila do të botojë së shpejti edhe poemën "E hëna në shtatë ditë",ka thënë ajo

"Mendoj se nuk është e zakonshme për një shkrimtar amerikan kuptohet një specialist që të jetë veçanërisht i interesuar për një shkrimtar shqiptar-megjithëse mendoj se Lleshanaku është një poete e rëndësisë ndërkombëtare", ka thënë Weinberger, përktyhesit më i mirë i poezisë latino-amerikane në Amerikë.

"Mësuesit e mi janë shkrimtarë dhe kritikë shumë të njohur e që shkruajnë për revista të nivelit të "New Yorker", kështuqë pa dyshim që kam se ç'të mësoj prej tyre. Është një lloj studimi që duhet ta kisha bërë me kohë, por, këto programe janë një eksperiencë e re, e cila nuk aplikohet në përgjithësi në Evropë", ka thënë ajo për median shqiptare këto ditë.

New Directions është një nga Shtëpitë më të vjetra botuese në SHBA, ku ka botuar dhe Ezra Pound, William Carlos Williams e pastaj deri tek Neruda, Bei Dao, Eliot Weinberger, Octavio Paz, Michael Palmer, Denise Levertov, e shumë e shumë të tjerë.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE