Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa, në listën e pretendentëve për çmimin Brit Avards të muzikës klasike
English

Papa, në listën e pretendentëve për çmimin "Brit Avards" të muzikës klasike

Romë, 16 shkurt, NOA - Papa Benedikti XVI do ta ketë emrin e tij të klasifikuar në listën e atyre që pretendojnë të fitojnë çmimin "Brit Avards" të cilat njihen në mbarë botën si çmimet e mëdha britanike për muzikën klasike. Lajmi është bërë me dijeni nga mediat e huaja, sipas të cilave zëri i Papës në fakt paraqitet në Alma Mater CD - video nga Vatikani.

Mësohet se kandidatët për albumet më të mira të vitit në kuadrin e çmimit të madh do të votohen nga publiku në faqen e internetit që do të caktohet posaçërisht si e tillë, e vetëkuptohet që njerëzit të cilët do të duan të votojnë Papën kanë për të qenë të shumtë.

Midis pjesëmarrësve të tjerë në këtë klasifikim përmenden edhe Male Voice Choir Fron, Only Men Aloud, Faryl Smith, Camilla Kerslake, Blake, Hoërd Goodall dhe Rojeve Coldstream.

Votimi fillon ditën e sotme dhe do të përfundojë më 23 prill, ndërsa fituesi do të shpallet mbrëmjen e klasike Brit Aëards në Royal Albert Hall në Londër më 13 maj.

n.e/NOA

KOMENTE