English

Paris Hilton, tapë në karnavalet e Brazilit, bie e shtrirë përdhe

Rio de Zhanejro, 16 shkurt, NOA - Trashëgimtarja e famshme e hoteleve "Hilton", Paris Hilton, është dehur dhe ka rënë përdhe duke u parë nga të gjithë në Rio de Zhanejro. Bëhet fjalë për një natë pa fre' në pije dhe alegri në ballkonin e një marke birre gjatë paradës braziliane të karnavaleve në Rio de Zhanejro. Mediat rozë bëjnë me dije se Paris këndoi dhe kërceu e dehur për të përfunduar e shtrirë përtokë.

Veshur një fustan të kuq, Hilton pasi ka pirë disa birra e ka lëshuar veten dhe më pas i kanë rënë stolitë dhe në këtë pikë ka ndërhyrë për ta ndihmuar i dashurin i saj, lojtari i bejsbollit, Doug Reinhardt. Kjo është hera e dytë që Hilton është në Brazil, ku për të parën herë ka qenë në vitin 2005 kur mori pjesë në promovimin e një parfumi.

n.e/NOA

KOMENTE