English

Përdorimi i internetit, Pollo: Kemi rritjen më të shpejtë në Europë

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Shqipëria ka rritjen më të shpejtë në Europë për numrin e përdoruesve të internetit. Kjo e dhënë është bërë e ditur nga ministri i Shtetit, Genc Pollo, gjatë konferencës për prezantimin e dokumentit mbi "Politikat në sektorin e komunikimeve elektronike".

Pollo, në prezantimin e projektit ka theksuar se tregu elektronik ka njohur zhvillim të madh gjatë viteve të fundit dhe kjo fjalë orientimit të qeverisë dhe zhvillimeve teknologjike.

"Sot Shqipëria ka një penetrim të telefonisë celulare në mbi 100%, shifër gati e njëjtë kjo me mesataren e BE prej 111%. Përdorimi i internetit është shtuar ndjeshëm, kemi shënuar rritjen me të shpejtë ne Evrope dhe këtë e tregon më së miri shumëfishimi 30 herë brenda një viti i lidhjeve ADSL, ofrimi i internetit në shkolla në masën 100%, në sajë të një programi të Qeverisë të iniciuar në vitin 2006, rritja e numrit të ofruesve të shërbimit të internetit dhe pa dyshim ofrimi i shërbimit internet përmes teknologjisë mobile GPRS dhe EDGE, që ka rritur ndjeshëm dhe numrin e përdoruesve të Internetit", është shprehur ministri Pollo.

Organizimi i konferencës dhe prezantimi i projekteve ka pasur si qëllim modelin se ku duhet të fokusohet puna e qeverisë, e rregullatorëve dhe e operatorëve në tregun

xh/NOA.

KOMENTE