English

Policia rrugore në aksion, rreth 1 mijë gjoba në ditë për drejtuesit e mjeteve

Tiranë, 16 shkurt, NOA - Janë rreth 1 mijë gjoba në ditë të vendosura nga policia rrugore në kryeqytet për shkelje të rregullave të qarkullimi. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, e cila në një njoftim për shtyp deklaron se nuk do të ketë tolerime për drejtuesve të mjeteve, "të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre, dhe i fton ato të paraqiten pranë çdo dege të Postës Shqiptare".

Vetëm gjatë ditës së djeshme, sipas policisë janë vendosur 807 masa administrative dhe janë pezulluar 10 leje drejtimi.

Të gjitha këto masa të rrepta sipas policisë, kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor.

"Kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës", thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit.

xh.NOA

KOMENTE