English

Spanja deklaron pritjen e 5 të burgosurve të Guantanamos

Madrid, 16 shkurt, NOA - Spanja është vendi i radhës, i cili ka ndërmend të pranojë pesë të burgosur nga burgu i Guantanamos në Kubë. Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, në një deklaratë për shtyp. Ndërkaq, edhe më parë ai kishte deklaruar se Spanja do të priste dy të burgosur, një jemenas dhe një palestinez, por këtë herë ministri nuk publikoi asnjë kombësi.

Lirimi i të burgosurve nga burgu famëkeq i Guantanamos është një projekt i cili po ndërmerret që me ardhjen në pushtet të administratës Obama.

Ai e ka linçuar atë si një ndër reformat më të rëndësishme në fushën e lirisë, ndërsa po kërkohen të gjenden vendet e duhura ku të deportohen të burgosurit.

n.e/NOA

KOMENTE