English

Van Gaal: Fiorentina është një ekip për t'u respektuar

Mynih, 16 Shkurt NOA - Edhe pse nuk po kalon një moment fort të mirë ekipi i Fiorentinës sipas Van Gaal është tepër i fortë dhe zhvillon një lojë të bukur.

Tekniku i bavarezëve është shprehur mjaft optimist për këtë garë ku ai vetë ka kërkuar që ekipi i tij të vazhdojë më tej duke u kualifikuar në këtë fazë.

"E rëndësishme për ndeshjen e ditës së nesërme do të jetë të mos pësojmë gol, pasi do të jetë tepër e vështirë në ndeshjen e kthimit, por ne nuk do të mbrohemi dhe formacion i jonë do të jetë sulmues", - ka deklaruar Van Gaal për mediat gjermane.

Ekipi i Bajernit të Mynihut po kalon me të vërtetë një moment të jashtëzakonshëm ku deri tani ka arritur të marrë 12 fitore radhazi në ndeshjet që ka luajtur duke shënuar 40 gola dhe pësuar vetëm 11.

Pra ndeshja e nesërme për Fiorentinën do të jetë tepër e vështirë pasi Bajerni po gëzon një formë të jashtëzakonshme për më tepër që në sfidën me Fiorentinën, pritet që nga minuta e parë aktivizimi i Frenk Ribery i cili është rikthyer dhe ndihet tepër i gatshëm për të luajtur në këtë sfidë.

r.b/NOA

KOMENTE